Syla: Osmani është inatçore, duke mos reaguar për sulmin ndaj meje ajo s’mbrojti Kushtetutën
Autori: Gazeta inFokus
18:07 | 03 Maj 2023
Gazetari kosovar Valon Syla i ftuar në emisionin FRONTL të T7 ka folur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Syla është pyetur konkretisht për rastin e sulmit fizik ndaj tij të ndodhur ditë më parë dhe faktin se presidentja e vendit Vjosa Osmani s’ka reaguar fare.
Syla ka thënë se presidentja Osmani ka kohë që nuk sillet si presidente e Kosovës dhe sipas tij fakti që s’ka reaguar tregon se ajo ka një “inat fëmijëror”.
Gazetari kosovar ka thënë se nëse Osmani nuk reagon, nuk e kryen detyrën e saj për të mbrojtur Kushtetutën dhe bën ndasi ndaj qytetarëve.
“Vjosa Osmani ka kohë që nuk sillet si president e Kosovës por si presidente e VV-së. Ajo ka probleme të inatit fëmijëror. Detyra e presidentes është që ta mbrojë Kushtetutën, lirinë e shprehjes dhe të gjitha liritë që garantohen. Nëse presidentja s’reagon, nuk e kryen detyrën e vet dhe nuk e mbron Kushtetutën, dhe bën ndasi ndaj qytetarëve të Kosovës. Jam qytetar lojal, dhe po të mos reagohet është inatçorllëk”, ka thënë Syla.
Për të njëjtën çështje ka folur edhe analisti Imer Mushkolaj, i cili ka qenë i një mendimi me Sylën se presidentja Osmani është inatçore dhe se ka treguar papjekuri politike me mosreagimnin ndaj Valon Sylës.
“Ajo e tregon një papjekuri politike. Është shumë inatçore. I merr shumë personale gjërat. Tjetër gjë është çfarë mendoj unë per Vjosa Osmanin si presidente dhe tjetër si person privat. Ajo e ka inatin kaq të madh, sa që edhe në raste shumë të trishta si rasti i Valonit që të mos reagoj. Ky është një sinjal shumë i keq”, ka thënë Imer Mushkolaj.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...


































