Fokus

A u barazua Kosova me Serbinë me marrëveshjen për të pagjeturit? Analisti: Kjo nuk na sjell as fitore as dëm

Autori: Samire Jaha 17:15 | 03 May 2023

Të mërkurën në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pranoi se Kosova është e gatshme të ndihmojë Serbinë në gjetjen e të zhdukurve serbë gjatë luftës në Kosovë. Kjo ishte njëra ndër temat e diskutimit për të cilën u vendos bashkarisht që edhe Serbia do të ndihmojë Kosovën në gjetjen e të zhdukurve shqiptarë gjatë luftës.

Por se a dëmtohet Kosova nga një marrëveshje e tillë, njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani në një intervistë për Gazetën Infokus ka thënë se kjo nuk sjell as fitore dhe as dëm.

“As dëm e as fitim, deri në gjetjen e personave dëmi u bëhet familjarëve. Kjo marrëveshje nuk prejudikon asgjë as fajësi, e as barazi as nuk krijon balancë të krimeve që kanë ndodhë, sipas të drejtës ndërkombëtare palët apo madje për krime edhe më të vogla duhet të punojnë për të gjetur personat e  zhdukur me dhunë, pra fajësia nuk balancohet në këtë rast por dy palët që kanë persona të pa gjetur bashkëpunojnë në gjetjen e tyre, dhe secila palë kërkon personat e pa gjetur. Pra të dy palët bashkëpunojnë në gjetjen e këtyre personave”, ka thënë Burjani tutje.

-Advertisement-

Derisa ka shtuar se pavarësisht kësaj marrëveshjeje Serbia duhet të përballet me padi ndërkombëtare dhe të ketë verdikt gjyqësor për fajësim për zhdukjen e personave me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Serbia e Kosova janë zotuar për të punuar në gjetjen e personave të zhdukur me forcë, kjo nuk është marrëveshje e re dhe nuk prejudikon përgjegjësin e as fajësinë, të dyjat duhet të provohen dhe argumentohen në gjykata ndërkombëtare, Serbia me këtë nënshkrim të deklaratës asgjë nuk ka pranuar, por është pajtuar që të punojnë për gjetjen e këtyre personave, Serbia duhet të përballet me padi ndërkombëtare dhe të ketë verdikt gjyqësor për fajësim, pastaj të ndodhë kompensimi material për familjet që kanë humbë më të afërmit”, ka deklaruar Burjani për Infokus.

Po ashtu njohësi i çështjeve politike ka treguar se kjo marrëveshje asnjëherë nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia ndërkombëtare për zhdukjen e personave gjatë luftës, por varet edhe nga Kosova se a do të kërkojë apo jo drejtësi.

“Jo asnjëherë, tash varet nga Kosova se a do të kërkoj drejtësi për personat e zhdukur me dhune, pra padia dhe fitorja ne gjykata ndërkombëtare vendos drejtësinë ,dhe kompensimin material për familjaret e tyre. Në luftëra gjithmonë kanë kërkesa të ngjashme si pala që është viktimë e madhe me dëme më të mëdha apo të shumëfishta apo më pak, viktimat dhe gjetja e tyre është interes gjithmonë i dyanshëm. Serbia ka bërë një gjenocide ndaj popullatës së Kosovës dhe duhet të përballet me gjykata ndërkombëtare, ose ta pranoj fajësinë dhe të bëjë kompensimin material për familjarët që kanë humbur më të afërmit e tyre”, ka deklaruar njohësi i politikës për Infokus.

Ndërkaq kujtojmë që të martën (2 maj), Kosova dhe Serbia kanë miratuar Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

Ky takim i mbajt me fillim nga ora 18:00 dhe zgjati pothuajse 4 orë. Ndryshe gjatë këtij muaji që palët të ketë edhe një takim të radhës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera