Lajme

Haradinaj në 23-vjetorin e AAK-së: Në shërbejmë me besim, kur besojmë nuk kalkulojmë

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 02 May 2023

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka festuar 23 vjetorin e saj të themelimit, duke mbledhur strukturat dhe aktivistët e saj si dhe personalitete nga jeta publike.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, në fjalën e tij, tha se ashtu si kohërat e vështira lindën njerëz të zotë e patriotë edhe në paqe lindën njerëz të mirë e profesionistë të shquar e këto dy kohëra bashkë e lindën Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Të nderuar miq, jeta në robëri lindi lëvizjet patriotike. Patriotë të shquar u vranë, u burgosën, u torturuan, e disa prej tyre asnjëherë nuk u kthyen në shtëpi. Nderojmë Adem Demaçin, Ukshin Hotin dhe gjithë të tjerët.

-Advertisement-

Robëria lindi lëvizjen paqësore. Nderojmë presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova dhe të gjithë pjesëmarrësit e lëvizjes paqësore.

Robëria e egër e sjelli luftën dhe lindi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Lufta për liri e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sjelli lirinë por edhe i dha përjetësinë shumë të dashurve tanë. Nderojmë Adem Jasharin, familjen Jashari, gjithë të rënët për liri, martirët tonë, duam të dimë për fatin e të pagjeturve, duam drejtësi për viktimat e dhunës seksuale, duam drejtësi për të gjitha viktimat e luftës, nderojmë kategoritë e lirisë.

Lëvizjet patriotike, lëvizja paqësore, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës lindi aleancën më të çmuar për shqiptarët, aleancën me Amerikën dhe Naton. I jemi mirënjohës për jetë Amerikës dhe Natos. Me të drejtë sot themi se Amerika është ylli ynë polar.

Ashtu si kohërat e vështira lindën njerëz të zotë e patriotë edhe në paqe lindën njerëz të mirë e profesionistë të shquar e këto dy kohëra bashkë e lindën Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Na lindën ne”, tregoi Haradinaj.

Tutje kreu i AAK-së tregoi se për çka shquhet partia e tij.

“Për çka shquhemi ne? Shquhemi për shërbimin tonë ndaj atdheut, ne shërbejmë me besim e kur besojmë nuk kalkulojmë. Ashtu si nuk kalkuluam në përpjekjet për liri, për shtet, për pavarësi, për demokraci, asnjëherë s’do të kalkulojmë për shërbimin ndaj atdheut. Me të drejtë sot besojmë në Kosovën e zhvilluar ekonomikisht, me mundësi për jetë të mirë këtu në Kosovë për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë dhe s’do të kalkulojmë. Besojmë në Kosovën në harmoni me të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe s’do të kalkulojmë. Besojmë në fqinjësinë e mirë me popujt fqinj dhe do të ruajmë fqinjësinë e mirë. Besojmë në njohjen me Serbinë dhe marrëveshjen për njohje. Do ta ndihmojmë Kosovën që të jetoj në paqe në vete, në paqe me fqinjët dhe që ti bashkohet familjes Euroatlantike. Ne besojmë në Nato, sepse Aleanca me Naton lindi në kohërat më të vështira për ne dhe do të punojmë pa kalkulime, që Kosova ti bashkohet NAto-s”,

“Të dashur qytetarë të Kosovës. Si në kohërat të luftës ashtu edhe të paqes janë edhe njerëzit e tjerë që stagnojnë procese apo mbjellin huti. Për këtë arsye është kaq me rëndësi që ne që besojmë të jemi bashkë, të jemi shumicë, të fortë dhe t’i prijmë Kosovës që asnjë proces mos të ndalet dhe që asnjëherë mos të frikësohemi. Ne jemi të guximshëm se besojmë, dhe ne kur besojmë shërbejmë pa kalkulime. Kosova na thërret sot ti bashkohemi Aleancës që ti shërbejmë me besim dhe pa kalkulime. Aleancë me fat 23 vjetorin! Ju faleminderit”, përfundoi Haradinaj fjaimin e tij duke uruar për themelimin e 23 vjetorit të Aleancës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera