Konjufca nderoi të rënët në Studime: Të jemi vigjilent për këtë Serbi që e kemi përballë
Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 02 May 2023
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë kompleksit memorial në Studime të Vushtrrisë, në nderim të 116 shqiptarëve të vrarë e masakruar.
Me këtë rast, Konjufca para familjarëve të të rënëve, bashkëfshatarëve dhe qytetarëve të shumtë të Vushtrrisë, tha se mbetet shqetësues fakti se Serbia ende nuk ka ndryshuar qëndrimin politik dhe se ata që i kanë kryer krimet, si masakra e Studimes, ende mbajnë pozita të rëndësishme në shtetin serb.
“Ajo që na shqetëson vazhdimisht është mosndryshimi i Serbisë dhe i drejtimit politik të saj. Të gjithë e dimë që Serbia në instancat më të larta të shtetit, të politikës e të ushtrisë, të inteligjencës e të organeve të sigurisë, është e mbushur me njerëz të cilët i kanë kryer këto masakra. Ata kanë pozita kyçe në shtetin e Serbisë edhe sot e kësaj dite. Serbia si shtet kurrë nuk është penduar dhe distancuar prej krimeve që ka bërë”, theksoi Konjufca.
I pari i Kuvendit potencoi se shteti i Serbisë ka kryer gjenocid ndaj popullatës së pafajshme civile në Kosovë me tërë aparatin e vet shtetëror.
“Ne duhet të jemi vigjilent për këtë Serbi që e kemi përballë, e cila jo vetëm që e ka kryer gjenocidin, por mendon që kurrfarë krimi nuk ka kryer në Kosovë. Instancat politike të saj, si Akademia, ushtria, duke përfshirë edhe kishën e tyre mendojnë se kanë bërë veprime të domosdoshme, përderisa ne e dimë të gjithë që ai ishte gjenocid. Të gjitha llojet e krimeve kundër njerëzimit dhe të krimeve të luftës, që ekzistojnë, Serbia i ka kryer mbi popullatën tonë”, theksoi kryetari Konjufca.
Të tjera
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...