Statuti i Asociacionit, presidentja Osmani: Kosova duhet ta ketë draftin e saj, nuk mund të diskutohet versioni i Vuçiqit
Autori: Gazeta inFokus
14:31 | 02 Maj 2023
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar sot se Kosova duhet ta ketë draftin e saj për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se nuk mund të lejojë një draft të tillë nga një ekip menaxhues që kontrollohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Një deklaratë e tillë e presidentes Osmani vjen në ditën kur në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
E para e shtetit pas akademisë përkujtimore për masakrën e Studimes së Vushtrrisë ka folur edhe për çështjen e personave të zhdukur me dhunë në luftën e fundit.
“…Çështja e të zhdukurve me dhunë është pika e pare e agjendës nga ajo që u prezantua në BE. Është hap i rëndësishëm në dialog me Serbinë, do ta detyrojë Serbinë të hapë arkivat se ku gjenden dëshmitë e mbi 1600 të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë…”, tha Osmani, gjersa theksoi se ka shumë dyshime në atë çfarë do të zbatojë Serbia.
Presidentja Osmani duke folur edhe për çështjen e Asociacionit tha se drafti i hartuar nga Republika e Kosovës duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe qëndrimin e shkruar të ShBA-së.
“…Pritjet e mia janë që Republika e Kosovës ta ketë draftin e saj, nuk guxojmë të lejojmë që drafti i një të ashtuquajtur ekip menaxhues që në realitet është draft i Vuçiqit të bëhet bazë e negociatave, ta kemi draftin tonë që është në përputhje të plotë me Kushtetutën, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, me qëndrimin e shkruar të ShBA-së, dhe siguron që nuk preket territorialiteti dhe integriteti i shtetit”, u shpreh presidentja.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...































