Lajme

Bajram Begaj takohet me përfaqësuesit e komunitetit arbanas të Zarës

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 29 April 2023

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me homologun kroat, Zoran Milanoviq, ka vizituar komunitetin arbanas të Zarës.

Gjatë takimit, Begaj vlerësoi komunitetin arbanas për ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare.

“Prania juaj këtu në Zadar edhe pas më shumë se tre shekujsh është një trashëgimi e përbashkët historike, e cila ka ndikuar jashtëzakonisht shumë për forcimin e marrëdhënies dypalëshe miqësore midis dy popujve dhe dy vendeve”, tha Begaj, bën të ditur Presidenca shqiptare.

-Advertisement-

“Këtë trashëgimi të vyer të kombit tonë që të parët tuaj e sollën këtu në Zadar, kemi detyrimin e përbashkët ta ruajmë e ta promovojmë edhe më shumë”, vijoi Begaj.

Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi mikpritjen dhe politikat e mira të Kroacisë për minoritetet, duke nënvizuar se shqiptarët si nga komuniteti i arbanasve apo atyre të ardhur në dekadat e fundit, përfaqësohen denjësisht në fushat e artit, sportit e deri në nivele politike në parlamentin e vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera