Lajme

Taravari – Osmani: Stabilizimi i raporteve mes Kosovës e Serbisë do të kontribuonte në një rajon më stabil

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 27 April 2023

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, është takuar mbrëmë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, të cilën e uroi për liberalizimin e vizave dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, raporton zhurnal.mk.

“Në takim këmbyem mendime për marrëdhëniet bilaterale, gjendjen në të dyja vendet, për të ardhmen dhe zhvillimin e përbashkët ekonomik, lidhjen infrastrukturore, procesin euro-integrues, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me rajonin, agresionin rus në Ukrainë dhe implikimet në rajon”, tha Taravari pas takimit.

Taravari njoftoi se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe implementimin e marrëveshjeve mes tyre, gjë që, siç u tha, do të kontribuonte për një rajon më stabil dhe më afër portave të Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera