Murati: Ky dimër ka qenë ndër më të lirët sa i përket çmimit të rrymës
Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 26 April 2023
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka mbajtur sot një konferencë për media bashkë me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Suzyong, në prag të përfundimit të subvencionimit të faturave elektrike nga Bashkimi Evropian.
Murati tha se falë subvencionimit të faturave elektrike për rreth 200 mijë familje, në tre muajt e parë nga Qeveria dhe më pas katër të tjerë nga BE-ja, ky dimër, konsideroi ai, ka qenë ndër më të lirët sa i përket çmimit të energjisë elektrike.
“Subvencionimin e kursimit të energjisë, të cilën e kemi lansuar në muajin shtator fillimisht si pilotim dhe si testim e që për tre muajt e parë është financuar nga buxheti i shtetit dhe më pastaj gjatë diskutimeve që kemi pasur me Bashkimin Evropian, është përfshirë në pakon mbështetëse të Bashkimit Evropian, që është miratuar në vlerën prej 75 milionë eurosh. Kësisoj, katër muajt e ardhshëm janë financuar nga BE, dhe si rezultat muajt shtator, tetor dhe nëntor janë financuar nga Qeveria, kurse në muajt dhjetor, janar, shkurt dhe mars, mbulimi është bërë nga fondet e BE-së, në shumën prej 15 milionë eurosh. Sot apo nesër qytetarët do ta pranojën edhe subvencionin dhe kjo do të jetë përmbyllja e kësaj mase të kursimit, e cila ka qenë për sezonin dimëror të këtij viti”, tha Murati.
Ministri tha se me ndihmën e fondeve të BE-së janë paraparë edhe pako të tjera.
“Normalisht do të ketë edhe pako të tjera të cilat janë të parapara me pakon e BE-së, janë paraparë edhe 25 milionë euro tjera që do të jenë përgjatë vitit, pra mbështetje për familjet e cenueshme apo familjet në nevojë, në mënyrë që të kalohet sa më lehtë barra e faturave elektrike”, deklaroi ai.
Tutje, shefi i kuletës së shtetit tha se si rezultat i subvencionimit, janë kursyer 88 milionë euro nga importi.
“Ka qenë mbi 200 mijë numri i familjeve që kanë përfituar çdo muaj dhe kanë qenë të kursyera shumë e shumë kë/h, të cilat nuk i kemi importuar. Po të ishin importuar gjithë ato kë/h, do të figuronte një import shtesë prej 88 milionë eurosh. Pra përmes kësaj mase mund të themi se kemi kursyer 88 milionë euro nga importi. Konsideroj se ky dimër, për rreth 200 mijë familje që kanë përfituar nga subvencionimi, ka qenë ndër dimrat më të lirë sa i përket kostos së energjisë eltrikrike. E falënderoj BE-në, si dhe qytetarët për vetëdijësim për kursim të energjisë elektrike”, u shpreh më tej ministri.
Të tjera
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...