Lajme

Çitaku për zgjedhjet në veri: U cenua sovraniteti, Kurti fajtor

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 25 April 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se sovraniteti i Kosovës u cënua më 23 prill, ditën kur u mbajtën zgjedhjet në katër komunat veriore.

Çitaku, e ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, tha se edhe ditën e zgjedhjeve u cënua sovraniteti pasi procesi zgjedhor nuk u mbajt nëpër objekte të rregullta, por nëpër kontejnerë.

“Unë besoj që secili prej nesh e ka parë me shqetësim situatën në veri dhe jo vetëm në ditën e zgjedhjeve por që nga vera e vitit të kaluar. Asnjëherë më pak nuk ka pasur sovranitet dhe prezencë të institucioneve të Kosovës po flas për policinë, doganën e gjykatat. Çdo gjë që është ndërtuar për vite me radhë u rrënua për pak ditë, mbajtja e zgjedhjeve ka qenë e pashmangshme”.

-Advertisement-

“Formimi i institucioneve do të jetë një sfidë shumë e madhe edhe pas rezultatit zgjedhor, por kushtet ligjore janë përmbushur dhe ka afate ligjore e kushtetuese edhe për konstituimin e institucioneve dhe është detyrë e Qeverisë së Kosovës për themelimin e këtyre institucioneve. Fatkeqësisht në ditën e zgjedhjeve ne kemi parë një degradim sepse as procesi zgjedhor nuk është mbajtur në objekte të rregullta, por nëpër kontejnerë edhe atë ditë është cenuar sovraniteti i Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj”, u shpreh Çitaku.

Mes tjerash, Çitaku tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, është fajtor për situatën e krijuar në veri.

“Situata në veri nuk piku nga qielli, ne për dallim nga kryeministri Kurti se shohim tek njëri tjetri por jemi bashkë për të shtrirë sovranitetin dhe se kemi lënë vet, kemi garuar bashkë me të në këto zgjedhje. Fajtori kryesor është Beogradi, por fatkeqësisht është ndihmuar nga sjellja e papërgjegjshme dhe e pakoordinuar e kryeministrit Kurti verën e kaluar”, u shpreh Çitaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera