Lajme

Pranohet aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 24 April 2023

Këshilli i Evropës e ka pranuar sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë institucion evropian.

Komiteti i Ministrave sot e ka miratuar me dy të tretat e votave aplikimin e Kosovës në KiE.

Për këtë ka reaguar edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, i cili ka thënë se ky është një sukses i rëndësishëm multilateral i Republikës së Kosovës, veçanërisht pas një periudhe të kompromiseve në të kaluarën, të cilat ia pumundësuan Kosovës anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

-Advertisement-

“Tani, na pret një punë intensive në APKiE, organ i cili do të përpilojë një numër raportesh mbi Kosovën dhe do ta jap opinionin e tij mbi anëtarësimin e saj në KE”, ka thënë Ahmeti.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE është te Komiteti i Ministrave: Çka është Komiteti i Ministrave?

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës sot ka qenë  në rend të ditës të Komitetit të Ministrave të këtij këshilli. Por, çfarë duhet të dimë dhe cilat janë procedurat?

Gati një vit pritje, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është futur për herë të parë në rend të ditës, por fillimisht çështja e aplikimit të Kosovës është në dorë të Komitetit të Ministrave të kësaj organizate.

Nëse Komiteti i Ministrave e pranon aplikimin e Kosovës, atëherë i hapet rruga procedurave të tjera për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Cili është roli i tyre?

Sipas informatave që gjenden në uebsajtin e KiE-së, Komiteti i Ministrave përbëhet nga 46 shtete të cilat janë anëtare të Këshillit të Evropës ose përfaqësuesit e tyre që janë të përhershëm në KiE me bazë në Strasburg.

Pjesë e këtij Komiteti është edhe Serbia, por edhe shtete të tjera që mbështetin Kosovën në rrugën drejtë anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Pra, fillimisht aplikimi i Kosovës do të diskutohet në Komitetin e Ministrave e pastaj do t’i hapet rruga procedurave të tjera.

Po ashtu, Komiteti i Ministave e ka edhe Sekretariatin.

Sekretariati i Komitetit të Ministrave përbëhet nga rreth 22 anëtarë.

“Ditë më rëndësi”

Ndërkaq, deri të dielën nuk kishte asgjë të konfirmuar nëse Kosova është futur në agjendën e sotme të Këshillit të Evropës.

Lajmin për futjen në agjendë e dha të dielën, këshilltarja e presidentes, Rejhan Vuniqi.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendë për takimin e të hënës së Komitetit të Ministrave. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian,” – ka thënë ajo.

Ndërkaq, në Strasburg po qëndrojnë edhe deputetë të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, që është pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka shkruar në Facebook se sot është një ditë e veçantë për Kosovën. Shoshi pretendon që Kosova është një hap më afër.

Dite e veçantë për Kosovën. Një hap më afër.” – ka shkruar ajo.

Edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi po merr pjesë në seancën ku pritet të diskutohet për aplikimin e Kosovës.

Keshilli i Evropes, ne jemi gati per ta filluar procesin e anetaresimit.” – ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri po merr pjesë në këtë mbledhje. Ai ka thënë se është një ditë më rëndësi dhe anëtarësimi i Kosovës po bëhet realitet.

Për tri ditë do të jemi në Këshillin e Evropës, në sesionin pranveror, ku pritet të ketë shumë takime të delegacionit tonë me delegacione anëtare për të kërkuar mbështetje për anëtarësim. Po ashtu, për pak, në ora 14:30, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës pritet të jetë në rend dite të takimit të Këshillit ministror të kësaj organizate. Po duket të jetë një ditë shumë e mirë dhe me rëndësi për Kosovën. Ngadal, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës po bëhet realitet.” – ka shkruar ai në Facebook.

Një mbështjet Kosovës i ka ardhë edhe nga deputeti ukrainas Oleksiy Oleksiyovich Goncharenko. Ai ka thënë se do ta mbështet Kosovën me të gjitha mundësitë që ka.

Sot do të jetë vendimi i parë i Komitetit të Ministrave dhe ne do të shohim se si kjo do të shkojë. Unë do ta mbështesë rastin e Kosovës në të gjitha mundësitë e mundshme me të gjithë forcën time. Sot do të jetë takimi i Komitetit të Ministrave ku unë nuk jam anëtar. Unë jam anëtar i Asamblesë Parlamentare. Sot do të jetë takimi i Komitetit, unë shpresoj që vendimi do të jetë pozitiv.” – ka thënë ai.

Kujtojmë se Serbia ka tentuar që të pengojë në vazhdimësi që aplikimi i Kosovës të mosfutet në agjendën e Këshillit të Evropës.

Kjo tendencë e tyre ishte parë si shkelje e Marrëveshje së Ohrit, e arritur më 18 mars dhe e cila thoshte se shtetet pajtohen që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejtë anëtarësimit në organizata ndërkombëtar.

Kosova e akuzonte Serbinë për shkelje të marrëveshjes pas tentimeve për pengim të aplikimit dhe anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare.

Tash mbetet të shihet se cili do të jetë vullneti i Komitetit të Ministrave për aplikimin e Kosovës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera