Lajme

Sot Fitër Bajrami, ushqimet që nuk duhet të mungojë në tryezën festive

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 21 April 2023

Sot , 21 prill, besimtarët myslimane festojnë Fiter Bajramin. Fiter Bajrami kremtohet pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe konsiderohet një ndër festat me të rëndësishme të besimit islam, ku të gjithë luten për më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzve.

Pas faljes së mëngjesit dita për besimtarët myslimanë vijon me vizita tek të afërmit dhe shoqërohet me drekën e Bajramit.

Por cilat janë ushqimet që nuk duhet të mungojnë nga tryeza për këtë festë?

-Advertisement-

Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinë është mishi i qengjit për këtë festë. Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa. Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza.

Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos. Sigurisht mishi nuk mungon asnjëherë në tavolinën e kësaj feste. I pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar. Sallatat e çdo tipi, me perime të gatuara, të freskëta etj.

Së fundmi në “modë” janë futur dhe gatimet e prodhimeve të detit. Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë sigurisht ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni.
Duhet të keni parasysh që në tavolinën e Fiter Bajramit nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alkool.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera