Lajme

Tetë persona të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 21 April 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Nadakovc në Vushtrri, ku kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.

“Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj  kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i njërës veturë dhe 7 meshkuj  kosovarë –pasagjer në vetura. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, thuhet tutje në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera