Lajme

Kurti në Marec kujton betejën e vitit 1999: UÇK ua futi tmerrin forcave serbe, ata u hakmorrën ndaj civilëve të pambrojtur

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 18 April 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës, në shënim të 24-vjetorit të rënies heroike të 27 dëshmorëve dhe vrasjes së 16 martirëve.

Kryeministri Kurti tha se bëhet fjalë për një betejë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ia futi tmerrin forcave armike serbe, të cilët më pastaj në fshatin Makoc, e shfrynë mllefin e tyre nga humbja e kësaj beteje mbi civilët e pafajshëm e të pambrojtur.

 Ai tha se si institucione të Republikës, si politikanë përfaqësues, si qytetarë të këtij vendi u jemi përjetë mirënjohës e falënderues, por gjithashtu shprehim zotimin tonë edhe për kujtime e përkujtime institucionale, por gjithashtu edhe për angazhimin për drejtësi për viktimat e për ndëshkim për kriminelët.

-Advertisement-

Nga Mareci, kryeministri bëri homazhe në Makoc, në masakrën më të madhe në komunën e Prishtinës, ku ndërmjet datave 19 dhe 23 prill, u vranë gjithsej 115 civilë, fëmijë e pleq, që është një dëshmi e radhës së gjenocidit të Serbisë, që u mundua ta shfarosë popullin shqiptarë nga trojet e veta stërgjyshore.

Bashkë me kryeministrin Kurti në homazhe ishin edhe Ministri i Shëndetësisë/njëherësh kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia, Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe aktivistë të tjerë.

Deklarata e plotë e Kryeministrit pas homazheve në Marec:

Ndodhemi këtu në Marec, në Komunën e Prishtinës, ku është zhvilluar një betejë e lavdishme në prillin e vitit 1999, me ç ‘rast patën rënë heroikisht 27 dëshmorë dhe u patën vrarë 16 martirë.

Lavdi të gjithë atyre!

Bëhet fjalë për një betejë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ia futi tmerrin forcave armike serbe, të cilët më pastaj në fshatin Makoc, e shfrynë mllefin e tyre nga humbja e kësaj beteje mbi civilët e pafajshëm e të pambrojtur.

Prej Marecit do të shkoj në Makoc, ku ndërmjet datave 19 dhe 23 prill, u vranë gjithsej 115 civilë prej foshnjave e deri te pleqtë e moshuar afër 100 vjeç.

Domethënë, bëhet fjalë për dëshmi të radhës së gjenocidit të Serbisë, që u mundua ta shfarosë popullin shqiptarë nga trojet e veta stërgjyshore.

Ne, si institucione të Republikës, si politikanë përfaqësues, si qytetarë të këtij vendi u jemi përjetë mirënjohës e falënderues, por gjithashtu shprehim zotimin tonë edhe për kujtime e përkujtime institucionale, por gjithashtu edhe për angazhimin për drejtësi për viktimat e për ndëshkim për kriminelët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera