Muhamet Farizi tregon pse nuk po lirohet buka pas rënies së çmimit të miellit
Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 17 April 2023
Çmimet e produkteve bazike kanë shënuar një rritje të konsiderushme në vend. Qytetarët po vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë për vaj, miell e bukë. Edhe pse është raportuar për një rënie të çmimit të miellit, ai i bukës mbetet i njëjtë.
Drejtori ekzekutiv i shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi thotë se çmimi i miellit ka rënë për 10%, për shkak të konkurrencës së mullinjeve, por jo edhe çmimi i bukës.
“Çmimi i miellit ka lëviz rreth 10% nuk besoj më tepër që ka pasur lëvizje në rastet e fundit. Lirimi është për shkak të konkurrencës me njëri tjetrin se ska pas shitje dhe ajo e ka bërë të vetën. Nëse bie çmimi i miellit duhet me ra edhe çmimi i bukës, por duhet me u analizu se kur është ble ai miell. Nëse është blerë me çmim më të lartë duhet mos me humb, sepse munden me dështu”, ka thënë Farizi për Insajderin.
Sipas Farizit, edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike mund të ndikojë që të mos ulet çmimi i bukës.
“Mendoj se me energji elektrike punohet prodhohet, e posaçërisht ajo ndikon te çmimi i miellit. Në kuadër të çmimit të miellit pas lëndës së parë grurit menjëhere vjen çmimi i energjisë elektrike edhe çmimi i aromtizimit sepse janë objekte të mëdha kështu që merr pjesë në përqindje bukur shumë në strukturë të përqindjes merr pjesa rreth 13% në familjen e çmimit të miellit energjia elektrike. Në kuadër të asaj 13% nëse shtrejtohet 10% energjia elektrike ajo automatikisht ja 3% do të ndikojë në çmimin e miellit”.
Farizi ka thënë se përpos miellit edhe produktet e tjera duhet të reflektojnë me uljen e çmimeve.
Tutje, Farizi ka treguar edhe se si po qëndron këtë vit Kosova me miell.
“Me miell edhe me buk e ka fatin populli i Kosovës se ka 99 mullinjë. Me punu krejt kanë mundësi me prodhu për 12 milionë e gjysmë banorë, tash në funksion që bluajnë se disa i kanë mbyllë, gjithësej janë 32 mullinjë. 12 janë të cilët punojnë në sezonë tre mujore varësisht katër mujore prodhojnë vetëm për bujqit më të vegjël për 5 milionë e gjysmë banorë kanë kapacitete me prodhu”, ka thënë ai.
Kreu i Mullistëve ka thënë se Kosova ka çmimin më të ulët të bukës në krahasim me Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë dhe me Malin e Zi.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...