Kurti nga Pokleku kërkon dënimin për krimet serbe: Duhet të ketë drejtësi për viktimat
Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 17 April 2023
Kryeministri Albin Kurti, tha se masakra e Poklekut është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Sipas tij, shtetit serb nuk i ka mjaftuar vetëm vrasja e civilëve në Poklek, por edhe kanë djegur kufomat, duke shtuar se në plan nuk ka qenë vetëm shfarosja e jetëve, por edhe e qenieve.
Prandaj, nga këtu ai ka kërkuar gjykimin në mungesë të të gjithë kriminelëve, për çka tha se muajin e ardhshëm bëhen katër vjet që një gjë e tillë është e mundur me ligjet në vend.
“Masakra e Poklekut është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, këtu para 24 vjetëve janë vrarë 54 civilë shqiptarë, për shkak se ishin shqiptarë dhe për shkak se dëshironin të jetonin të lirë e në paqe në tokën e tyre. Prej këtyre 54 të vrarëve, 25 kanë qenë nën moshën 18 vjeçare, ndërkaq 18, pra çdo i treti ka qenë nën moshën 12 vjeçare. 5 kanë qenë foshnjë prej 6 muajsh deri në 2 vjeç, ndërkaq Lirie Muçolli ka qenë veç 6 muajsh si foshnjë kur është vrarë në këtë masakër”.
“Siç edhe presidentja Osmani nuk ka mjaftuar vrasja, por ka pasuar edhe djegia e kufomave që do të thotë se plani ka qenë për shfarosje jo vetëm të jetëve, por edhe të qenieve. Andaj masakra e Poklekut është dëshmi e gjallë e gjenocidit të Serbisë edhe sot e kësaj dite”.
“Në muajin e ardhshëm bëhen 4 vjet prej se në Kuvendin e Republikës patëm mundësuar që Prokuroria e Shtetit, prokurorët specialë të ndjekin e më pastaj sistemi i drejtësisë edhe të gjykojë në mungesë kriminelët serbë. Pra në muajin e ardhshëm bëhen që ekziston një mundësi e tillë dhe këto krime të kryera gjatë luftës që janë edhe gjenocid, edhe krime kundër njerëzimit, edhe krime luftë do të duhej të kenë drejtësi për viktimat, por edhe dënim shtetëror e ndërkombëtar për ata që ekzekutuan dhe për ata që i urdhëruan ato”, tha Kurti.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...