Lajme

Krasniqi për Kurtin: Shtëpinë e ka në Norvegji, qeranë në Prishtinë e ka 200 ose 250 euro, i jap unë 50 euro më shumë e po ma lëshoi

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 16 April 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka treguar se ka hyrë në kredi për të blerë shtëpi.

Krasniqi tha se i rroga e deputetit i duhet për të paguar kredinë për shtëpinë.

“Na i ka rritë rrogat Albin Kurti, na i ka rritë pak, nëra ju rritë. Në vend se me ia rritë mësuesave, në vend se me ia rritë infermierëve , në vend se me ia rritë atyne që kanë nevojë, ka shku e ia ka rritë politikanëve. Mu më vyn rroga për mi pagu kredit e mija, kredinë e kam marr kur e kam ble shpinë. Banesën e shita, u dashtë me dal, se tre fmijë, me ba pak hapsirë“, tha ai në emisionin Oxygen.

-Advertisement-

Tutje, Krasniqi nuk la pa thumbuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se kreu i shtetit ka një banesë në Norvegji dhe se qiranë e shtëpisë në Prishtinë e paguan shumë lirë.

“Albini e ka qat shpinë, 200 euro a 250 , lirë e kish, me ditë që ma lshon qatë shpi unë 50 euro ma shumë ia jap. E ka edhe një banesë në Norvegji, po pak larg“, tha Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera