Lajme

Kurti uron Pashkët ortodokse në gjuhën serbe: Do të vazhdojmë kujdesin për ju

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 16 April 2023

Kryeministri Albin  Kurti, përmes një video-mesazhi ka uruar në gjuhën serbe besimtarët ortodoksë, për festën e Pashkëve.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës, të fesë ortodokse ju uroj Pashkët. Ne do të vazhdojnë kujdesin për ju, besimtarë  ortodoksë, edhe duke garantuar më tej lirinë themelore të besimit, si dhe sigurinë e përgjithshme”, tha Kurti në video-nesazh.

“Ju uroj që festat t’i kaloni në gëzim dhe paqe së bashku me familjen dhe fqinjët tuaj. Fryma e Pashkëve ju dhuroftë paqe, drejtësi dhe begati të gjithë juve, qytetarëve tanë”, shtoi kryeministri.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera