Lajme

Kurti: Marrëveshja në Ohër të zbatohet plotësisht dhe pa vonesa

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 16 April 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Marrëveshja e arritur në Ohër me Serbinë, duhet të zbatohet plotësisht dhe pa vonesa.

Kurti tregoi se në dy vitet e fundit në Bruksel kanë negociuar për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klankosova.tv.

“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht”, shkroi Kurti në Twitter.

-Advertisement-

“Asnjë zbatim i pjesshëm dhe pa vonesa”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera