Lajme

Aliu për marrëveshjen Kosovë-Mali i Zi: Hap të rëndësishëm drejtë normalizimit të hapësirës ajrore në mes të dy Republikave

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 14 April 2023

Ministri i Infrastukturës, Liburn Aliu ka reaguar për marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm e të domosdoshëm përpara, drejtë normalizimit të hapësirës ajrore në mes të dy Republikave.

Aliu tha se kjo marrëveshje vjen si një domosdoshmëri që garanton mundësi të reja të zhvillimit të Aviacionit Civil ndërmjet dy shteteve, përkitazi shkurtimit të rrugëve ajrore, shkurtimit të kohës së fluturimit, zvogëlimit të emetimeve të gazrave të dëmshme, si dhe zvogëlimit të kostove të fluturimit të cilat ndikojnë edhe në zbritjen e çmimit të biletave.

“Korridoret hyrëse dhe dalëse ekzistuese ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës shfrytëzohen vetëm për fluturimet ushtarake të NATO-s, derisa fluturimet komerciale nuk mund të realizohen. Si dy shtete nënshkruese të marrëveshjes për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit – HPEA, kjo marrëveshje do hapi mundësitë për shfrytëzimin e lirive të fluturimeve për kompanitë ajrore”, thuhet ndër tjera në reagimin e tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera