Admovere kërkon ndihmë nga ata që kanë informacione për masakrat e ndodhura në Shtuticë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/04/dsd.webp)
Autori: Gazeta inFokus
13:26 | 14 April 2023
Organizata Admovere dhe Integra së shpejti do të publikojnë librin për masakrat e ndodhura në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Për këtë arsye kanë filluar të kërkojnë ndihmë, meqë janë disa masakra për të cilat s’ka informacione në raporte të organizatave ndërkombëtare, media, raporte të gjykatave apo ngjashëm.
Dy nga to janë Masakrat e ndodhura në Shtuticë më 2 gusht 1998 dhe 30 prill 1999.
Ata lusin banorët e fshatit Shtuticë dhe të tjerët që mund të kenë informacione, që t’i kontaktojnë apo t’ua dërgojnë në faqen e ‘facebook’
Njoftimi i plotë:
NDIHMË PËR INFORMATA PËR MASAKRAT NË SHTUTICË, 2 GUSHT ’98 dhe 30 prill ’99
Së shpejti, ADMOVERE dhe INTEGRA do ta botojnë librin «Masakrat në Kosovë 1998-1999», në të cilin do të pasqyrohen me tekst (shqip, sërbisht e anglisht) dhe fotografi të gjitha masakrat që janë kryer në Kosovë më 1998-1999. Për këto masakra, i kemi hulumtuar rrënjësisht raportet e organizatave vendore e ndërkombëtare, artikujt në mediet vendore e ndërkombëtare, raportet e gjykatave, e kështu me radhë.
Çuditërisht, për disa prej masakrave nuk ka materiale në burimet e sipërpërmendura. Dy nga to janë Masakrat në Shtuticë, ku më 2 gusht 1998 janë vrarë 7 civilë, kurse më 30 prill 1999 janë vrarë 44 civilë. I lusim banorët e fshatit Shtuticë dhe të tjerët që nëse kanë për këtë masakër ndonjë fotografi, video, artikull gazete, raport, libër, e kështu me radhë, t’i dërgojnë në faqen tonë në Facebook.
Do ta vlerësonim tejmase bashkëpunimin tuaj!
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/EURO-2024-dhe-Serie-A-scaled-1.jpg)
Të tjera
-
Osmani ndan urdhrin ‘‘Hero i Kosovës’’ për Shaban Jasharin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së ...
-
Haradinaj takon ambasadorin e BE-së në Kosovë, flasin për procesin zgjedhor të 9 shkurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e BE-së n...
-
KQZ në orën 17:00 mban konferencë për media
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë konferencë për media në sallën...
-
Tentim grabitje mbrapa teatrit në Prishtinë, policia jep detaje
Një tentim grabitje ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Agim Ramadani”...
-
Afër shtatë milionë euro u paguan nga buxheti i Kosovës më 2024 për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja dhe vizitat familjare
Për mbrojtjen e të akuzuarve të cilët po përballen me drejtësinë në Dhomat e ...
-
Begaj në Kosovë, vizitë në komandën e KFOR-it
Gjatë një vizite që zhvilloi në komandën e KFOR-it në Prishtinë, presidenti i...
-
Abdixhiku: LDK në plotni e respekton vullnetin qytetar të shprehur gjatë zgjedhjeve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka pritur në ta...
-
Publikohen rezultatet e fundit, këta janë kandidatët më të votuar të koalicionit AAK – Nisma
Derisa procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë o vazhdon, g...
-
Krasniqi pret në takim ambasadorin francez: PDK mbështet formimin sa më të shpejtë të një qeverie funksionale dhe të përgjegjshme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në ta...
-
Tronditet Shkodra: Vrịten me armë zjarri dy persona
Detaje të reja janë zbuluar ngjarja e rëndë ndodhur në Shkodër, në Lagjen Mar...
-
Moska: Kievi ka të drejtë të anëtarësohet në BE, por qëndrimi ynë është krejt ndryshe për aleancat ushtarake
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke folur për gazetarët, ai thotë se R...
-
Prej sot ndryshon forma e testimit për patentë shoferi, MI-ja thotë se e lehtëson punën e kandidatëve
Testi me shkrim për patentë shoferi mbetet një nga “fobitë” e kandidatëve që ...