Lajme

Sveçla: Nuk kemi pasur policë në veri, por njerëz me uniforma që kanë marrë urdhra nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 14 April 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka raportuar sot në Komisionin për Integrime Evropiane.

Ministri ka folur edhe për dorëheqjen e policëve serb në veri, duke thënë se Kosova nuk ka humbur asgjë nga dorëheqja e policëve serb.

“Nuk kemi pasur policë në veri, kemi pasur njerëz me uniforma që ju kemi dhënë armë, e kanë marrë urdhra nga shteti armik. Jemi në proces të rekrutimit të shtetasve tanë, të komuniteteve të ndryshme që kanë filluar trajtimet për tu bërë pjesë e Policisë dhe që do të jenë besnik. Policia e Kosovës nuk ka humbur asgjë nga dorëheqja e policëve në veri, që i kanë shërbyer Serbisë. Kurse, sa i përket kryetarëve të komunave në veri, është vendim politik i tyre”, tha mes tjerash ai.

-Advertisement-

Duke folur për gjendjen në veri, Sveçla tha se policia është duke zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimeve të rrymës në veri, shkruan Telegrafi.

“Që nga përfundimi i luftës gjendja në katër komunat në veri të Kosovës nuk ka qenë e mirë, gjendja ende nuk është e kënaqshme, absolutisht që ka përmirësime në aspektin e sundimit të ligjit dhe të sigurisë. Kjo ka ndodhur për shkak të angazhimit të jashtëzakonshëm të gjithë strukturave qoftë qeveritare, qoftë të sigurisë atje. Kemi prezencë të strukturave të sigurisë si kurrë më parë atje, kemi sundim të ligjit si kurrë më parë atje, por patjetër që kemi edhe sfida. Aktualisht Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike, dhe këto kriprovalutat dhe mund të them se është suksesi i radhës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera