Lajme

Policia arreston shtatë të mitur për vjedhje dhe zjarrvënie

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 12 April 2023

Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar shtatë persona të mitur në Lipjan, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit, ata dyshoheshin për vjedhje të rëndë dhe zjarrvënie, e cila ishte raportuar më 11.04.2023, në një shkollë në fshatin Magure.

“Personat e arrestuar që të gjithë të mitur me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale,  me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet në njoftimin e PK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera