Lajme

Regjistrohen dy tërmete në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 12 April 2023

Dy tërmete janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave-Matematikore, dy tërmetet kanë qenë 70 kilometra në juglindje të Shkupit, në zonën epiqendrore të Shën Nikollës – Shtip.

Tërmetet ishin me magnitudë 3 dhe 2.1 ballë, i pari tërmet ka ndodhur në orën 03:24, ndërsa i dyti në orën 04:11.

-Advertisement-

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmeteve ka qenë 4 kilometra në jug të Shtipit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera