Lajme

Jashari: Deklaratat e Imer Imerit kanë dëmtuar UÇK-në

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 11 April 2023

Kryetari i shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka deklaruar se deklaratat e vëllait të aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri kanë dëmtuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Mbrëmjen e së hënës, ishte Imer Imeri ai i cili kishte deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi kishte vrarë shqiptarë.

Lidhur me këtë, Jasharaj ka deklaruar se i njëjti kishte bërë edhe propagandë ndaj luftës së UÇK-së.

-Advertisement-

“Të gjithë jemi të interesuar që çdo vrasje që ka ndodhur në Kosovë të ndriçohet mirëpo Imer Imeri dhe çiftet e tij siç është edhe ai avokati, janë njerëz që edhe gjatë luftës së UÇK-së me deklarata të tilla e kanë dëmtuar luftën e UÇK-së. Në një periudhë kohore kanë bërë edhe propagandë të jashtëzakonshme ndaj luftës së UÇK-së duke i cilësuar madje edhe në mërgatë edhe në Evropë që këta janë hajdutë”, ka deklaruar ai në “Debat Plus”.

“Le të ndriçohen vrasjet, por jo gjithçka që ka ndodhur t’i atribuohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi tutje kryetari i shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së.

Nga ana tjetër, Jashari ka komentuar edhe procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka thënë se dihej qysh në vitin 2015 që një gjykatë e tillë do të ishte e njëanshme, e dëmshme dhe jo vetëm.

“Faktikisht edhe sot këtë proces e kemi parë ne si organizata të dala nga lufta siç e kemi parë krijimin e kësaj gjykate më 2015. Ju e dini që atëherë ne e kemi protestuar që mos të jepet mundësia të krijohet një gjykatë e tillë sepse atëherë kemi konsideruar, duke u bazuar edhe në e gjykatat të tjera pas luftës…dhe e kemi ditur që do të jetë e dëmshme, selektive, e njëanshme dhe me shpifje e me akuza siç po del e po vërtetohet në vazhdimësi të inskenuara dhe të përpunuara në Serbi e në Beograd. Nuk është diçka e re që sulmohet UÇK-ja, në këtë rast bartësit dhe udhëheqësit e saj por është shqetësuese me terminologjinë që përdor në aktakuzë pra, si një organizatë e përbashkët kriminale…”, ka deklaruar Jasharaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera