Plagosja në veri, suspendohen katër zyrtarë policorë, njëri nga ta dyshohet se gjuajti me armë

Autori: Gazeta inFokus
15:46 | 11 April 2023
Policia e Kosovës ka reaguar sërish lidhur me plagosjen e një personi në veri, ku pas hetimeve intensive kanë arritur të sigurohen dëshmi të cilat tregojnë përfshirjen e mundshme të një zyrtari policor ne gjuajtje me armë zjarri.
Në komunikatën e Policisë thuhet se janë marrë masa të suspendimit ndaj zyrtarit policir pasi i njëjti nuk ka raportuar lidhur me përfshirjen e tij në këtë rast, dhe bashkë me të janë suspenduar edhe tre zyrtarë tjerë të mundshëm të përfshirë në rast.
“Njëkohësisht Policia e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me Inspektoratin Policor dhe Prokurorin e Shtetit, me qëllim që të vazhdojë të mbajë përgjegjës zyrtarët policorë, të cilët nuk përkojnë dhe veprojnë sipas standardeve më të larta etike dhe profesionale”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës, lidhur me rastin ndodhur në orët e vona të datës 10.04.2023 në veri të vendit, ku nga arma e zjarrit ishte plagosur një person, ka vazhduar hetimet intensive me njësitet relevante policore nga niveli rajonal dhe ai qendror, me qëllim të hetimit dhe ndriçimit sa më parë të këtij rasti.
Si rezultat i hetimeve të pandërprera dhe i angazhimeve të njësiteve policore në vendin e ngjarjes, si dhe si rezultat i ekzaminimit të dëshmive të siguruara, është arritur të sigurohen dëshmi të cilat tregojnë dyshimet për përfshirje të mundshme të një zyrtari policor në gjuajtje me armë zjarri.
Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara janë marrë masa të suspendimit ndaj zyrtarit policor, pasi i njëjti nuk kishte raportuar lidhur me rastin dhe për përfshirjen e tij në rast, nga ku PK-ja kishte lëshuar njoftim se nuk ka qenë e përfshirë në shkëmbim apo gjuajtje me armë zjarri. Po ashtu janë marrë masa të suspendimit edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në rast.
Andaj me qëllim që të vazhdojmë të mbajmë të informuar opinionin mbi veprimet policore dhe të gjeturat nga hetimet zyrtare, dyshohet se një zyrtar policor është përfshirë në këtë rast dhe se për këtë Policia e Kosovës sipas procedurave të parapara ligjore menjëherë ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Prokurorinë kompetent për procedura të mëtejme penale.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të realizojë detyrat zyrtare konform autorizimeve ligjore, të mbajë të informuar opinion në mënyrë të drejt dhe të paanshme, pa marrë parasysh se kush është përfshirë në rast dhe në asnjë rrethanë të vetme, nuk do të veprojë ndryshe, vetëm sipas legjislacionit në fuqi.
Njëkohësisht Policia e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me Inspektoratin Policor dhe Prokurorin e Shtetit, me qëllim që të vazhdojë të mbajë përgjegjës zyrtarët policorë, të cilët nuk përkojnë dhe veprojnë sipas standardeve më të larta etike dhe profesionale.

Të tjera
-
Kurti uron 8 Marsin: Gratë meritojnë lule, por edhe më shumë që të flitet për kërkesat e tyre
Kryeministri Albin Kurti i ka uruar të gjitha gratë e vendit festën e 8 Marsi...
-
Ngjarje e rëndë në Kamëz: Humb jetën një fëmijë 2-vjeçar pasi u gọdit nga vetura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku një fëmijë 2-vje...
-
Familjari i Unikkatilit tregon shkakun e vdẹkjes së Mentor Palokajt
Lorenc Palokaj, familjari i Unikkatilit, ka reaguar pas vdekjes së Mentor Pal...
-
Osmani takon gratë që punojnë në AKI për 8 Mars: Heroinat tona të fshehta
Presidentja Vjosa Osmani ka qenë për vizitë në Agjencinë e Kosovës për Inteli...
-
Kërkohet nga një muaj paraburgim ndaj dy personave u kapen me mbi 12 kilograme drọgë
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar që t’iu caktohet nga një muaj para...
-
Propozohet uniforma e veteranit të UÇK-së
Ish-eprori i Brigadës 111 “Adem Jashari” të UÇK, Ferid Berisha, i njohur me n...
-
“Irani nuk negocion nën bullizëm”, Khamenei i përgjigjet letrës së Donald Trump
“Irani nuk do të pranojë presionin për të hyrë në negociata”, tha të shtunën ...
-
Drejtori i FDH-së kritikon Specialen: E papranueshme që s’e lejoji Thaçin të vizitojë babain e tij
Bekim Blakaj, drejtor FDH, ka qenë kritik ndaj Gjykatës Speciale të Hagës pas...
-
Kërkesa e VV-së për rivotim me postë, Muharremi: E palogjikshme, ata mund ta humbin edhe një mandat
Analisti Shënoll Muharremi, ka reaguar në lidhje me ankesën e Lëvizjes Vetëve...
-
Universiteti i Prishtinës në top 10-she nga 1 mijë e 362 universitete garuese në konkursin ndërkombëtar të Arkitekturës
Universiteti i Prishtinës është renditur në top dhjetëshen e konkursit ndërko...
-
Osmani: Gratë e ShKK-së janë të forta, të përkushtuara dhe të palëkundura
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar 8 Marsin për të gjitha gratë, duke shpërnda...
-
Zafir Berisha: LVV nuk e ka hallin e votave të diasporës, por s’po ua mban ta bëjnë Qeverinë
Kandidati i NISMA-s për deputet, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj ankesës që so...