U zunë për një djalë? Ja çfarë tha Xhuliana Nura për konfliktin me Dafina Zeqirin
Autori: Gazeta inFokus
11:59 | 10 April 2023
Finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuliana Nura është shprehur mbi konfliktin e ndodhur vite më parë me këngëtaren Dafina Zeqirin, konflikt i cili kishte kaluar deri në një përleshje fizike.
Modelja nga Drenica nuk ka hezituar që të sjell edhe rrëfime të saj personale gjatë qëndrimit në shtëpi, përfshirë dhe konfliktin me këngëtaren Dafina Zeqiri, i ndodhur vite më parë.
E pyetur pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova, ajo ka sqaruar edhe disa deklarata që ka bërë në format duke përmendur disa emrat të njohur nga jashtë. Xhuli foli rreth historisë me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqirin, për të cilën brenda shtëpisë u shpreh se vite më parë e ka rrahur.
“Ç’ka kam thënë në “Big Brother” janë gjithmonë të vërteta, ka ndodh një keqkuptim, i kërkoj falje Dafinës dhe i them të gjitha vajzave nëse keni pasur një konflikt kërkoni falje dhe mundohuni të gjeni një rrugë të përbashkët”, u shpreh ajo në lidhje me Zeqirin.
“Dafina është këngëtare shumë e mirë. Bravo për karrierën që ke bërë”, shtoi Xhuli.
Si lindi konflikti mes Dafinës dhe Xhulit?
Në vitin 2010, Xhuli dha një intervistë ku tregoi arsyet e konfliktit me Dafinën.
“Me Krenarin (Çoçajn ish-i i Dafines) jam njohur përmes motrës së tij, Abetare Çoçajt dhe ka lindur një shoqëri, kështu para dy vitesh kemi qenë në shoqëri edhe jemi shoqëruar nëpër klube të ndryshme të natës me të, por vetëm si shoqëri në fillim. Krenari më është vardisur, por unë kam qenë ajo që nuk kam dëshiruar asnjë lidhje duke i thënë se mund të jemi vetëm shokë dhe asgjë më shumë”, tha Xhuli.
Ajo në atë kohë kishte shtuar se këngëtarja Dafina Zeqiri me Krenarin është njohur përmes saj dhe stilistit, Armendit. Gjithashtu më tej, Xhuli zbulon se ka qenë pikërisht Dafina ajo e cila ka tentuar dy vite radhazi që ta sulmojë atë nëpër klube të ndryshme ku kanë qëndruar, dhe e ka ofenduar në mënyra të ndryshme, kurse modelja, sipas saj, deklaronte që i’u është shmangur gjithmonë provokimeve dhe zënkave.
Ndërsa në vitin 2011 kur Dafina ishte pyetur për një fotografi të ish-të dashurit të saj (Krenarit) me Xhulin, ishte shprehur se nuk e njeh personalisht dhe se kishte dëgjuar për të vetëm nga të tjerët.
“Ajo foto është një kaluar e Krenarit dhe nuk komentoj për të kaluarën e dikujt, sepse jetoj për sot dhe për të ardhmen! A, për Xhulije Nurën?! S’më vjen shumë keq, por as që e njoh këtë vajzë. Kam dëgjuar për të si çdo njeri tjetër në Kosovë, nëpërmjet videove dhe fotove të saj dhe asgjë tjetër s’mund të shtoj”, ishte shprehur në atë kohë Dafina.

T� tjera
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjila...
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...
-
Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6...
-
Greva në Belgjikë, nesër pritet të ketë ndërprerje të fluturimeve
Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë p...
-
Djali i Dautit e Kadriut bashkë me shokë bëjnë një dedikim të veçantë për Jakup Krasniqin
Djemtë e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë një dedi...
-
Në Llapushnik të Drenasit zbulohen bustet e tri figurave të mëdha kombëtare
Sot në Llapushnik të Drenasit janë zbuluar bustet e Pjetër Bogdanit, Gjergj K...
-
Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit
Qeveria e Kosovës ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke ...
-
NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga objektet ruse
Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të hënën për të disku...
-
“Prishtina Parking” rikthehet me çmime më të larta, qytetarët kundërshtojnë rritjen e tarifave
Rikthimi i ndërmarrjes “Prishtina Parking” në kryeqytet pritet të bëhet me rr...
-
Sadiku kritikon Kurtin për situatën energjetike: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar Q...

































