KQZ nuk hedh short të ri për zgjedhjet në veri
Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 04 April 2023
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të organizojë tërheqje të re të shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetar të katër komunave dhe për dy kuvendet komunale.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në këto zgjedhje do të vlejë renditja e subjekteve politike, e dalë nga tërheqja e shortit më 7 dhjetor të vitit 2022. Kjo pasi siç tha ai, nuk ka pasur aplikime të reja për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri të vendit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të organizojë tërheqje të re të shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetarë të katër komunave dhe për dy kuvendet komunale. Arsyeja qëndron në faktin se gjatë procesit të ri për aplikim të subjekteve politike dhe kandidatëve, nuk ka pasur ndonjë të tillë. Kjo do të thotë se në proces zgjedhor janë subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar vitin e kaluar dhe do të vlejë shorti i tërhequr më 7 dhjetor”, tha Elezi.
KQZ-ja është duke vazhduar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave veriore. E në kuadër të kësaj, Elezi tha se është edhe funksionalizimi i Zyrave të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023. Në kuadër të këtyre përgatitjeve është edhe funksionalizimi i Zyrave të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në secilën nga këto komuna dhe në këtë drejtim jemi në kontakt me institucionet relevante, të cilat kanë rolin e tyre në aspekte të ndryshme gjatë procesit zgjedhor. Funksionalizimi i Zyrave të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve do të bëhet për të ofruar shërbimet për qytetarët dhe subjektet politike, ashtu siç kërkohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjin për Zgjedhjet Lokale. Të gjitha informacionet e nevojshme do t’i bëjmë publike me kohë”, tha Elezi.
Ndryshe, sipas shortit të tërhequr më 7 dhjetor 2022, subjektet politike kanë këtë renditje: Iniciativa Qytetare Mitrovica me numrin 111, Partia Demokratike e Kosovës 112, Partija Kosovskih Srbska 113, Sladjana Pantovic (kandidate e pavarur) 114 dhe Lëvizja Vetëvendosje me numrin 115.
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...