Prokurori: Nuk e gjykojmë UÇK-në, vetëm katër të akuzuarit
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 03 April 2023
Ndonëse në aktakuzën kanë frazimin si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, prokurori special në Gjykatën Speciale thotë se procesi i nisur gjyqësor nuk e procedon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si tërësi por vetëm katër ish-Krerët të saj: Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimin.
“Nuk procedojmë UÇK-në, dhe nuk i akuzojmë të gjithë anëtarët e saj, nuk është e vërtetë. Akuzat ngrihen kundër katër vetëve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Shumica e anëtarëve të UÇK-se nuk kishin të bënin fare me këto. Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë vetëm me ato që kanë bërë këta katër”, ka thënë Aleks Uaiting, Ushtruesi i Detyrës i Prokurorit të Specializuar.
“Së pari po bëj përmbledhje të provave të pushtetit që ata ushtronin në 1998-1999, pastaj përvijojmë qëllimin e përbashkët kriminal, pastaj praktikën e krimeve sipas qëllimit të përbashkët kriminal. Në përfundim bëjmë përmbledhjen duke u fokusuar te të katër të akuzuarit”, ka thënë ai.
“Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me sundimin e ligjit në kohë të luftës. Për këtë jemi këtu sot. Në kohë lufte rreziku dhe intensitetet i konfliktit mund të beje që përdorimi i mjeteve të paligjshme. Për këtë arsye kemi ligjet e luftës, për të frenuar instinktet më të këqija që dalin në sipërfaqe në kohë lufte”, vazhdoi ai, përcjell Insajderi.
Rexhep Selimi: Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.
Selimi: Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës
Kadri Veseli: Jam tërësisht i pafajshëm.
Veseli deklarohet sërish i pafajshëm, shpreh pakënaqësinë për vonesën dy vjet e gjysmë të fillimit të gjykimit
Jakup Krasniqi: E kam të vështirë ta kuptoj akuzën dhe mënyrën se si është përpiluar kjo aktakuzë. Nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lexoi prokurorja. Akuzën e kuptoj, por nuk pajtohem me të, pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën përmbahet në aktakuzë. Tërësisht jam i pafajshëm.
Jakup Krasniqi nga Specialja: Akuzën e kuptoj, jam tërësisht i pafajshëm!
Thaçi: E kuptoj akuzën dhe jam i pafajshëm.
Thaçi: Unë e kuptoj aktakuzën dhe nuk jam fajtor
Zyrtarisht ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-Krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.
Të tjera
-
Kushti ri i Gjermanisë: Për fitimin e shtetësisë, duhet pranuar të drejtën e Izraelit për të ekzistuar
Atyre të cilëve aplikojnë për shtetësi në Gjermani, tash e tutje do t’u kërko...
-
Policia kontrollon serbët të cilët kanë nisur të mblidhen në Gazimestan
Qytetarë të komunitet serb kanë filluar të vijnë në Gazimestan, në afërsi të ...
-
Nicholas Abbott emërohet ambasador në Shqipëri
Diplomati britanik , Nicholas Abbott, i cili ka shërbyer si Ambasador i Mbret...
-
Lista Serbe reagon pas vendimit të gjykatës për vrạsjen e Ivanoviqit: Kurti po tregon sa i urren serbët
Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli të premten aktgjykimin për rastin e ...
-
Dërgohet në Gjykatë ish-polici i Kosovës, Aleksandar Vlajiq, i cili po dyshohet për spiunazh
Ish-polici i Kosovës që po dyshohet për spiunazh, Aleksandar Vlajiq është dër...
-
LDK dorëzon kërkesën për vendosjen e shtatores së Leotrim Ahmetit në oborrin e Kuvendit
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dorëzuar dje zyrtaris...
-
Nënshkruhet marrëveshja 37 milionë euro për ngritje të shërbimeve shëndetësore dhe të edukimit të hershëm
Në vlerë prej 37.2 milionë eurove, Ministria e Financave, Punës dhe Transfere...
-
47 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet
47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë. Mbledhja ...
-
Një burrë dhe një grua rrạhin tri gra në Pejë
Është arrestuar një burrë në Pejë, pasi i njëjti bashkë me një grua, kanë rra...
-
Ky është doktori që paguhet 52 mijë euro në muaj në një klinikë private, pagat vjetore në tre vende pune kapin shifrën 631 mijë euro
Nuk do ta besoni por në Kosovën tonë të varfër ka mjek që paguhet hiq më pak ...
-
Profesori serb i sociologjisë: Regjimi i Vuçiqit është i ngjashëm me atë të Millosheviqit, serbët dhe flamuri abuzohen prej tij
Jovo Bakiq, profesor i sociologjisë në Fakultetin Filozofik në Beograd thotë ...
-
Kurti për ndalimin e ‘Mirëdita, Dobar dan’: Serbia ka armiqësi ndaj paqes
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas lajmit për ndalimin e festivalit kult...