Eksperti amerikan paralajmëron: Nëse Vuçiq nuk e nënshkruan marrëveshjen e Ohrit, mund të mos e zbatojë në të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus
20:50 | 02 April 2023
Eksperti amerikan i politikës së Jashtme, David Phillips – marrëveshjen verbale të Ohrit e ka quajtur si të mirë, por ka hedhur dyshime nëse Serbia do t’i përmbahet në të ardhmen.
Phillips tha se njohja reciproke është në thelb të çdo marrëveshjeje për të arritur progres të qëndrueshëm në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Ai theksoi se SHBA-ja dhe BE-ja kanë bërë përpjekje të mëdha, por hezitimi i Serbisë për të mbështetur në mënyrë eksplicite njohjen reciproke, ngre pikëpyetje për të gjithë procesin diplomatik.
Duke folur për Asociacionin, Phillips tha se çfarëdo pushteti që i jepet AKS-së duhet të shtrihet edhe në komunitetet etnike shqiptare në Luginën e Preshevës.
Sa i përket nenit 7, paragrafi i dytë, në Planin Evropian, eksperti amerikan ka thënë se dhënia e statusit special të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë përbën precedentin e akomodimit dhe mund të jetë një rrugë e rrezikshme e veçanërisht duke pasur parasysh debatin e nxehtë për Asociacionin.
“Rusia po vepron përmes përfaqësuesit të saj, Qeverisë në Beograd, për të zgjeruar praninë ushtarake dhe për të destabilizuar rajonin. Rusia është një aktor i keq i kryesuar nga një regjim kriminal. Mbështetja e saj për Beogradin është më shumë e frymëzuar nga anti-amerikanizmi sesa nga mbështetja për Serbinë. Rusia është e aftë për çdo aktivitet të poshtër. Një operacion “False flag” mund të organizohet për të ndezur dhunën dhe për të minuar përparimin”, u shpreh ai për telegrafin.
Sipas tij, mbështetja e saj për Beogradin është më shumë e frymëzuar nga anti-amerikanizmi sesa nga mbështetja për Serbinë. Rusia është e aftë për çdo aktivitet të poshtër.

Të tjera
-
Trump kërcënon Europën! Tarifa 200% ndaj importeve të këtyre produkteve
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë një...
-
Avokati për masat strikte: Specialja duhej ta merrte parasysh të kaluarën e ish presidentit Thaçi
Avokati Skënder Musa në emisionin “FRONTAL” të T7 ka komentuar forcat e EULEX...
-
Vendlindja e Thaçit pa rrymë, nuk e dinin se ish-presidenti ishte në Kosovë
Për shkak të erërave të forta rryma sot ishte ndërprerë në Burojë të Skendera...
-
Forcat e EULEX’it te QKUK, Krasniqi: Me këtë trajtim ndaj Presidentit, nuk po tentohet të përulet vetëm ai por edhe vetë shteti i Kosovës
Albert Krasniqi nga D+ ka kritikuar EULEX’in për forcat e angazhuara sot për ...
-
Tri herë në Kosovë, tri herë për sëmundjen e prindërve: Krejt çka ndodhi sot me vizitën e Thaçit
Që prej nëntorit të vitit 2020 kur u arrestua nga Gjykata Speciale në Hagë, H...
-
Putin “pro” armëpushimit, por thekson se duhen diskutuar çështje serioze – sinjalizon edhe telefonatën me Trump
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia është teknisht “për” propozim...
-
Viva Fresh, Gjiganti i Kosovës që po riformëson Ekonominë Vendore! Inbox
Në një treg të vogël, por dinamik si ai i Kosovës, pak kompani arrijnë të bëh...
-
Kush është mjeku që e përqafoi ish-presidentin Thaçi?
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën te babai i tij në QKUK. ...
-
Shtëpia e Bardhë tërheq emërimin e drejtorit të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve
Shtëpia e Bardhë tërhoqi emërimin e Dr. David Weldonit, ish ligjvënës nga Flo...
-
Apeli vërteton vendimin e Themelores, mbetet në fuqi aktakuza në rastin “Banjska”
Gjykata e Apelit ka marrë vendim, me të cilin i ka refuzuar si të pabazuara a...
-
Vendi ku ndodhi aksidenti me fatalitet në Galicë të Vushtrrisë
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Galicë të Vushtrrisë. Si pasojë ka mbe...
-
Mbeti në burg, reagon Veliaj: Do të doja që t’a përqafoja djalin tim
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me vendim të GJKKO-së ka mbetur në burg...