Incidentet në Veri, Sveçla: Serbia mbron kriminelët që kryejnë akte edhe terroriste
Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 02 April 2023
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbia mbron dhe glorifikon kriminelët që kryejnë akte edhe terroriste në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla të dielën ka shkruar për Milovan Bozovic, i njohur për institucionet e sigurisë së Kosovës.
“Milovan Bozovic është një i tillë. Figurë e njohur për institucionet e sigurisë, si kriminel, pjesëtar aktiv i strukturës ilegale “Mbrojtja Civile” dhe grupeve të tjera kriminale. I njëjti po konsiderohet si hero për strukturat e Serbisë që e kanë dirigjuar. Për shkathtësitë e treguara në veprime kriminale ai është edhe ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Milan Radoiçiq“, ka shkruar Sveçla.
Më tutje Sveçla rreth Bozovicit ka thënë se ”përveç djegies së veturave në veri, plagosjes së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dëmtimit të infrastrukturës sonë kritike, kalimit ilegal të kufirit, rrahjeve të qytetarëve serbë, haraçit dhe zjarrvënies së bizneseve lokale, ai ka marrë pjesë edhe në sulmet ndaj shtëpive dhe pronave të pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe dyshohet për vrasjen e një pjesëtari të EULEX“.
”Çdo qenie njerëzore, jo thjesht zyrtarë publik apo politik, do të ishte distancuar e do të dënonte këto veprimtari për të cilat akuzohet Bozovic. Por jo dhe krerët e institucioneve të Serbisë dhe ata të Listës Serbe. Madje, duket se arrestimi dhe dërgimi i tij para drejtësisë ka lëkundur themelet e Listës Serbe dhe zyrës së ashtuquajtur për Kosovë“.
”Siç u pa dje, ata po përdorin gjuhë kërcënuese publikisht. Madje, thërrasin për kryengritje dhe mosbindje për shkak të arrestimit të një recidivisti kriminal. Mbrëmë pas këtyre thirrjeve janë sulmuar pjesëtarët e policisë sonë me shok bomba në Mitrovicë të Veriut“, ka shkruar Sveçla ndër tjerash.
Ditëve të fundit janë raportuar djegje të veturave të cilat mbajnë targat legale RKS.
Gjatë viteve të fundit tensionet në veri janë shtuar përmes grupeve kriminale në Veri.
Të tjera
-
Çfarë mesazhesh po dërgon Osmani? Publikon foto nga ambasada e SHBA’së në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi nga ambientet...
-
Mot me diell në pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java në vijim para...
-
Dyshohet për vjedhjen e një motoçiklete në Prishtinë
Një person ka raportuar në polici se i është vjedhur motoçikleta. Policia ...
-
Moisiu: Shqipëria dhe Kosova të kenë strategji të përbashkët të mbrojtjes
Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, ...
-
46 aksidente trafiku brenda 24-orëve
46 aksidente trafiku janë regjistruar brenda 24-orëve në vend. 15 nga to j...
-
E rëndë: Vajza sụlmon nënën në Fushë Kosovë
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë. Një gr...
-
Harris vazhdon të kritikojë Trumpin për të drejtat e abortit gjatë tubimit në Gjeorgji
Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris, vazhdoi të kritikojë Donald Trum...
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, dyshohet se kanosi policët në Gjakovë
Një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur verbali...
-
Gruaja dyshohet se sụlmoi burrin në Pejë
Një grua në Pejë dyshohet se ka sulmuar burrin e saj, të premten. “Nuk rap...
-
Dhụnohet një person në një vilë në Novobërdë, policia jep detaje
Dhunohet një person, dyshohet se rasti ndodhi në një vilë në Novobërdë Një...
-
Drenas, një i maskuar ia grabiti paratë një burri në një pompë derivatesh
Policia ka raportuar se një person i maskuar nën kërcënimin e një mjeti të fo...
-
Punëtorë të KEK-ut paralajmërojnë protestë për të enjten
Punëtorët e KEK’ut kanë paralajmëruar protestë për të enjten. Kjo për shkak t...