Lajme

Të gjithë në shesh për UÇK-në, a ishte ky marshi më i madh në historinë e pasluftës?

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 02 April 2023

100 mijë qytetarë sot ishin të pranishëm në sheshet e Prishtinës të cilat u stëmbushën me përkrahës të “Marshit për Drejtësi”, në një marsh solidarizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

Ky marsh i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, u mbështet nga patitë politike në vend, nga organizatat e Vetëranevë të UÇK-së, por edhe nga mijëra qytetarë të cilët nuk hezituan që të vinin nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Madje kishte edhe përkrahës që erdhën nga Shqipëria por edhe nga diaspora vetëm për të qenë pjesë e këtij marshi.

-Advertisement-

Ky marsh po konsiderohet si një ndër tubimet më masive dhe një ndër marshet më të mëdhaja që është mbajtur në Kosovë që nga paslufta, pasi pati rreth 100 mijë pjesëmarrës në këtë marsh për drejtësi.

Këtë shifër e konfirmuan nga platforma “Liria ka emër”, e ku thanë se UÇK na bashkon.

Kujtojmë që ky marsherdhi një ditë para se të fillojë gjykimi në Hagë i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera