FHD: Katër raste të krimeve të luftës, po qëndrojnë pezull në Gjykatën e Mitrovicës
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 30 March 2023
“Katër raste të krimeve të luftës po qëndrojnë pezull në Gjykatën Themelore në Mitrovicë”.
Kështu thuhet në raportin e Fondit për të Drejtën Humanitare, ku gjatë së enjtes u diskutua me temën “Gjykimi i krimeve të luftës në mungesë – Veprim i duhur?”, për çka u theksua se efikasiteti në këtë fushë nuk është i kënaqshëm.
Koordinatori i projektit, Amer Alija, ka prezantuar raportin “Gjykimet për krimet e luftës: pa përparim të dukshëm”, ku tha se gjatë vitit 2022 janë arrestuar pesë persona për krime të luftës, shkruan KP.
“Që nga përfundimi i luftës institucionet gjyqësore i kanë dënuar vetëm 72 persona, janë vrarë më shumë se 10 mijë viktima civile. Në këtë raport janë trajtuar 13 raste gjyqësore. Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e kemi një stagnim të punës në katër raste. Vonesa të tilla mund të rrezikojnë efektivitetin, në anën tjetër viktimat dhe dëshmitarët sigurisht që do të zhgënjehen. Efikasiteti në ndjekjen penale nuk është i kënaqshëm. I kemi adresuar edhe ngecjet dhe i kemi rekomanduar disa hapa që duhet të ndërmerren nga ana e gjyqësorit”, ka thënë ai.
Prokurorja speciale, Drita Hajdari u shpreh se pas pranimit të mbi 900 rasteve për krime lufte, kanë arritur një menaxhim të mirëfilltë të këtyre rasteve.
“Kemi caktuar prioritete, masakra, dhunime seksuale dhe raste që kemi pasur prova të mjaftueshme të krimeve. Në fillim të marrjes së kompetencave kemi punuar dy prokurorë, tash jemi katër… Shumica e provave materiale ndodhet në Tribunalin e Hagës. 11 milionë prova të ndryshme ndodhen atje, nuk do të thotë që janë të gjitha për Kosovën. Ne jemi në përgatitjen e disa aktakuzave për gjykimin në mungesë”, ka shtuar ajo.
Avokati Artan Qerkini u shpreh se gjykimi në mungesë ka qenë domosdoshmëri.
“Kodi i Procedurës Penale ka hyrë në fuqi me datën 18 shkurt të këtij viti dhe janë paraparë disa veprime, do të kërkohet qe ftesa së bashku ke aktakuzën të publikohen në uebfaqen e prokurorisë dhe në gazetën zyrtare. Është një garanci shtesë për të pandehurin, nëse ai arrestohet ka të drejtë të kërkojë rigjykim”, u shpreh ai.
Zëvendësshefja e Misionit në Ambasadën e Zvicrës në Kosovë, Pualine Menthonnex Gacaferri, ka thënë se bashkëpunimi mes autoriteteve të Kosovës e Serbisë është thelbësor për të arritur progres.
“Deri më tani nuk ka pasur gjykim në mungesë. Dhe kjo do të shkonte kundër praktikave që shihen dhe promovohen në arenën ndërkombëtare të sundimit të ligjit. Për të ngritur akoma më shumë performancën e institucioneve, për të ofruar kapacitete të mëtutjeshme, së dyti themelimi i bashkëpunimit mes autoriteteve gjyqësore mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte thelbësore për të arritur progres”, ka thënë ajo./KP
Të tjera
-
Policia jep detaje për aksidentin në Prizren ku mbetën katër persona të lënduar
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndo...
-
Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në QKUK
Çdo zhurmë monitori në kujdesin intensiv të Klinikës së Neonatologjisë bart p...
-
Katër të lënduar nga aksidenti në Prizren – Policia jep detaje
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndo...
-
Kosovarët, më të varfrit në rajon e Europë
Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon ...
-
Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ja kur del raporti mbi dëmet
Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Pri...
-
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështirë me Vuçiqin
Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rif...
-
Stuhi e madhe godet Mekën dhe pjesë të tjera të Arabisë Saudite, njerëzit ikin nga përmbytjet
Një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, d...
-
Slogani i VV-së për 500 mijë vota, Haziri i ashpër me Kurtin: Qytetarët i sheh veç numra
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar Qever...
-
Vlora Çitaku sot mban konferencë për media
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
-
Moti për sot dhe për ditët në vazhdim
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë ...
-
Vdes një i burgosur në QKUK
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka ...
-
Shkupi – qyteti më i ndotur në Evropë
Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fu...