Përcaktimi i çmimit të barnave, ka përçarë farmacistët në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 29 March 2023
Qeveria e Kosovës, javë më parë miratoi projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. Përmes këtij çmimi, po synohen të ulen çmimet e barnave në Kosovë. Këtë projektligj e ka përkrahur Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi.
Ai, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se 90 për qind e farmacistëve e kanë përkrahur këtë projektligj.
Por, Jakupi tha se tani grupe të caktuara brenda odës dhe farmacistëve nuk po e duan këtë projektligj, dhe dëshirojnë që ai të mos kalojë në Kuvendin e Kosovës.
Bile Jakupi, tha se këto grupe të interesit, që në ndonjë mënyrë përfitojnë nga çmimet aktuale të barnave, më të lartat në rajon, kanë tentuar dhe vazhdojnë të tentojnë ta rrëzojnë atë nga udhëheqësia e Odës, ndonëse mandati i tij ende nuk ka përfunduar. Kjo tendencë e këtyre grupeve, sipas Kryetarit të Odës, është vetëm për faktin që mbështet këtë ligj.
Jakupi, në Klan Kosova, deklaroi se dëshiron me ngulm të votohet ky ligj në kuvend, pasi që përfitues më të mëdhenj janë qytetarët, të cilët po shpenzojnë dukshëm më shumë se në vende të rajonit. Bile, Jakupi konfirmoi se një lloj ilaçi që në Kosovë shitet 100 euro, i njëjti në Maqedoninë e Veriut mund të gjendet me 50 euro. Ai shtoi se edhe vet farmacitë mund të përfitojnë nga ky ligj, i cili balancon çmimet e barnave dhe produkteve medicinale.
Të tjera
-
Presidentja e RMV-së nuk e nënshkruan Dekretin që licencat për çerdhet të jenë edhe në gjuhën shqipe
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, nuk e nënshk...
-
Lista e PS-së për zgjedhjet – Rama garanton ministrat, mban në ankth deputetët
Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS-së i ka gjetur të pasigurt...
-
Nndërpritet energjia elektrike në disa qytete të Shqipërisë
Disa qytete të Shqipërisë kanë mbetur pa energji elektrike këtë të diel. Bëhe...
-
Trump për Melonin: E ‘pushtoi’ Evropën
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një takim me presidentin e zg...
-
Evropa bëhet gati për ‘ngricat siberiane’
Një pjesë e madhe e Europës pritet të përfshihet nga ngricat siberiane, duke ...
-
E ardhmja e NASA-s e lidhur ngushtë me firmat komerciale hapësinore
Administrata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili merr drejtimin e ...
-
Deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova
Pritjet për të dalë nga Kosova po vijojnë deri në 3 orë në pikën kufitare në ...
-
Kushtetuta dhe vendimet gjyqësore u njohin të drejtën në dy pensione, shteti i detyron të heqin dorë
Tash e sa vite të drejtat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës p...
-
Dosja Partizani/ Berisha nesër përballë SPAK
Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për të...
-
Bastiset shtëpia e një personi në Pejë – ja çka gjeti policia
Një patrullë policore e Pejës derisa ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Mbre...
-
Kosova importoj 302 milionë euro mallra nga Shqipëria
Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar nga ...
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë, dyshohet për gripin e shpendëve
Shpendë të ngordhur janë konstatuar në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e...