Kurti i rrëfehet për Ohrin, Rama e inkurajon të bëj hapa për Asociacionin, Vetëmenaxhimin dhe Kishën
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/03/t-dy-600x3601-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
16:52 | 26 March 2023
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi hëngri një drekë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin e priti në Tiranë, tregoi se diskutuan për detajet e marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e saj.
Rama tha se e ka inkurajuar Kurtin në “hedhjen e hapave të mëtejshëmqoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë”.
“Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj”, shkroi Rama.
“I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë”, shtoi kryeministri shqiptar në një postim në Facebook.
Ai tha se me Kurtin “ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor”.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/Prince-ballina-e17083559109131.jpg)
Të tjera
-
Gërvalla: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE duhet të finalizohet sa më shpejtë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, është ...
-
Rajoni i Hong – Kongut, rajon me zhvillim të fuqishëm
Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut me përpjekjet e bashkërenduara t...
-
Shqipëria ngre “Bayraktarët”, “sytë nga qielli” për më shumë siguri
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se dronë Bayraktarë që Shqipër...
-
Kryediplomati shqiptar Igli Hasani përplaset me Miroslav Lajçak: Rri te dialogu, do të jemi të lumtur nëse ke rezultate
Në një panel të Forumit të Dubrovnikut, ku kanë marrë pjesë diplomatë të rajo...
-
Ndahet nga jeta ish-redaktori i Radio Prishtinës, Ramiz Bala
Është ndarë nga jeta ish-redaktori i Radio Prishtinës, Ramiz Bala. Për vde...
-
Sërish incident zjarri në IML, ndërhyjnë zjarrfikësit
Sërish incident zjarri raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Instit...
-
Valdet Çekaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Güpingen të Gjermanisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
Matoshi: VV përmes komisarëve të saj po synon kapjen e KPM-së
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se Proj...
-
Fluks i lartë udhëtarësh nga Kosova drejt bregdetit shqiptar
Fluks i lartë pushuesish nga Kosova, të cilët këtë fundjavë kanë zgjedhur bre...
-
Serwer: Nevojitet riformatimi i dialogut, Lajçak ka dështuar
Analisti amerikan, Daniel Serwer kërkon nga Bashkimi Evropian largimin e masa...
-
Në Veri shfaqen posterë të Vuçiq, “Komandant Suprem po të presim” – mediumi proqeveritar serb publikon pamje
Posterë me fotografi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me mbishkrimi...
-
Opozita kërkon që Kosova dhe Serbia të fillojnë së zbatuari marrëveshjet e arritura
Partia në pushtet Lëvizja vetëvendosje, pret që në takimin paralajmëruar për ...