Lajme

Kurti: E vërteta kriminale e shtetit të Serbisë nuk mund të zhduket e as të harrohet

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 26 March 2023

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar masakrën e familjes Berisha në Suharekë ku forcat serbe vranë dhe masakruan 50 anëtarë të kësaj familje, në mesin e tyre 11 fëmijë.

Kryeministri Kurti se forcat serbe pasi vranë anëtarët e familjes Berisha rrëmbyen dhe zhdukën kufomat për të zhdukur të vërtetën, por thotë se e vërteta kriminale e shtetit ë Serbisë nuk mund të zhduket e as të harrohet.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Para 24 vitesh, forcat serbe vranë dhe masakruan 50 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë. Mes tyre edhe 11 fëmijë. Pas vrasjeve, rrëmbyen edhe kufomat. Zhdukën kufomat, në përpjekje të zhdukjes të së vërtetës.

Por kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet. Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon.

U përkulemi për forcën e pashembullt të mbijetuarve të vetëm të kësaj masakre, zonjës Shyhrete, zonjës Vjollca dhe Gramozit.

Përkulemi me nderim të përjetshëm para të gjithë atyre që u flijuan.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera