Halimi për Haxhiun: Komentimi i verdikteve të gjyqësorit paraqet mësymje antishtet!
Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 25 March 2023
Zëdhënësja Politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se pushteti i tanishëm ka filluar të transformohet në ‘popullizëm të një niveli të frikshëm, që ka primesa të një paradiktature’, pas komenteve të sotme të ministres Albulena Haxhiu, e cila tha se Gjykata Kushtetuese po i jep ‘goditje’ Republikës së Kosovës, pas vendimit të kësaj të fundit për rrëzimin e ligjit për Këshillin Prokurorial.
Halimi tha se komentimi i verdikteve të gjyqësorit nga një ministre e Drejtësisë, për më tepër të gjyqësisë kushtetuese, ‘është jo vetëm ndërhyrje në drejtësi – në një pushtet të ndarë – por edhe krim, ngase paraqet mësymje antishtet!’.
“Nëse ka diçka sistemore që është respektuar dhe pranuar pa mëdyshje, nga i gjithë spektri politik në Kosovë, ato janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Një bartësje të pushtetit politik si Albulena Haxhiut megjithatë nuk po i pëlqen kthimi në zero i Ligjit për Këshillin Prokurorial. Nuk i përshtatet sistemi sepse ka fituar vota duke e kombinuar protestën e ligjshme me dhunën!?”, ka shkruar Halimi në një postim në Facebook.
“Nuk mund të synohet ‘çkapja’ e institucioneve siç pretendon partia në pushtet dhe të mos respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Qytetarët e vendit duan sundim të ligjit e jo propagandë”.
“LDK nuk do ta lejojë që vlerat bazë të funksionimit të shtetit demokratik e ku pushtetet janë të ndara, të cënohet me lehtësi të padurueshme!”, përfundoi Halimi.
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...