Lajme

Humbjet në Trust, Haxhiu kthen kërkesën për tërheqjen e mjeteve

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 24 March 2023

Pas raportimeve për gjendjen e rëndë të Trustit Pensional, ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili disa herë ka bërë fushatë për lejimin e qytetarëve për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.

Ai ka thënë se vendimmarrësit qeveritarë dhe parlamentarë nga Lëvizja Vetëvendosje duhet të japin llogari për humbjet që po pëson Trusti dhe për arsyet që nuk lejuan tërheqjen e mjeteve, kur një gjë e tillë doli për votim në Kuvend.

“E kundërshtuan tërheqjen e 30% të Trustit në emër të sigurisë së pensioneve, sot po rrezikojnë seriozisht pensionet e qytetarëve me mos emërim të Bordit të Trustit dhe po vazhdojnë të rrezikojnë seriozisht paratë e Trustit që ato të humbasin në tregjet ndërkombëtare për shkak të paaftësisë së tyre”, ka shkruar deputeti.

-Advertisement-

Nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka thënë se “nuk mund të themi që mjetet e FKPK-së si tërësi janë të rrezikuara, por gjithsesi institucioni është në gjendje të vështirë pa organin kryesor [v.j. Bordin] vendimmarrës sipas legjislacionit në fuqi”.

Shkrimi i plotë i Haxhiut:

Humbjet që po pëson Trust-i duhet patjetër që të shtyjë Qeverinë ta riprocedojë kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e Trustit.

Albin Kurti, Hekuran Murati, Armend Muja dhe Mimoza Kusari – Lila duhet të përgjigjen para qytetarëve, pse nuk lejuan terheqjen e mjeteve nga Trusti dhe për humbjet që i ka pësuar Trusti gjatë vitit të fundit.

E kundërshtuan tërheqjen e 30% të Trustit në emër të sigurisë së pensioneve, sot po rrezikojnë seriozisht pensionet e qytetarëve me mos emërim të Bordit të Trustit dhe po vazhdojnë të rrezikojnë seriozisht paratë e Trustit që ato të humbasin në tregjet ndërkombëtare për shkak të paaftësisë së tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera