Molliqaj i PSD-së i kërkoi qeverisë të ri-legjitimohet: Protestën tonë e përkrahin qytetarët, partitë politike si dhe opinionistët
Autori: Gazeta inFokus
15:59 | 24 Mars 2023
Dardan Molliqaj nga Partisë Socialdemokrate (PSD) ka thënë se një javë pas marrëveshjes së Ohrit, ajo që mund të konstatohet është se ka një marrëveshje që sipas tij është pa mbështetje politike, pa legjitimitet e me shumë kundërshtime popullore.
Këto deklarata Molliqaj i bëri në një konferencë për media një ditë para protestës e cila pritet të mbahet të shtunën në orën 14:00, në Prishtinë. S
Sipas tij, qeveria me zorë e ka mbrojt këtë marrëveshje, kjo siç u shpreh ai qeveria është ndjerë në faj gjatë gjithë kohës për një degradim të tillë.
“Tani që jemi thuaja që një javë nga dakordimi i Ohrit, ajo që mund të konstatohet me bindje të plotë është se kemi një marrëveshje e cila është pa mbështetje politike nuk ka legjitimitet për më shumë ka kundërshtim popullor. Siç e keni pa edhe qeveria me zorë e ka mbrojt këtë marrëveshje sepse është ndjerë në faj gjatë gjithë kohës për një degradim të tillë çfarë i ka ndodhur Kosovës në procesin dialogues”, ka thënë Molliqaj, raporton Molliqaj.
Gjithashtu ai theksoi se Kosova pas kësaj marrëveshje nuk ka marr siguri se do ta njohin pesë vendet anëtare të BE-së, ose ndonjë garancë për anëtarësim në NATO.
“Ajo që dihet tashmë është kjo: pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës nuk ka asnjë indicie që do ta njohin shtetin e Kosovës. Asnjë garancë asnjë premtim vendor ose ndërkombëtarë për anëtarësim në NATO. As NATO nuk është në horizont. Aq më pak dhe gjithnjë më e qartë njohja nga Serbia, jo vetëm që nuk është pjesë e kësaj marrëveshje, por Kosova me vullnetin e kryeministrit e Kosovës ka hequr dorë dhe me ia kërku njohjen Serbisë.
Ajo që po ndodh në këto dy dokumente që përbën një marrëveshje është që Kosova merr vetëm obligime karshi BE-së dhe Serbisë dhe nuk përfiton thuaja asgjë”, tha Molliqaj.
Mirëpo, ai u tutje u shpreh se mbi 75 për qind e qytetarëve janë kundër kësaj marrëveshje.
“Ajo që mund të shihet është që opinionistët, qytetarët, partitë politike, opinionistët janë kundër kësaj marrëveshjeje. Siç e keni parë në muajin mars, nga matjet e opinionit publik, mbi 75 për qind e qytetarëve janë kundër këtyre marrëveshjeve, e në veçanti qendrës së saj, Asociacionit. Epatë që çdo ditë që po kalon rrenat e pushtetit po shkojnë duke u zvogëlu”, tha ai.
Ai i bëri thirrje qeverisë që të ri-legjitimohet, duke kërkuar kështu zgjedhje të reja, si shkak i zhvillimeve të ndodhura.
“Kosova me këtë marrëveshje do të ketë Asociacion. Rreziku i saj është që do të ketë autonomi për veriun e Kosovës. Prandaj besojmë që është jashtëzakonisht jetike dhe e rëndësishme për demokracinë e Kosovës, që kjo qeveri të ndalet në këtë drejtim, të detyrohet nga presioni qytetar dhe edhe një herë të ri-legjitimohen forcat politike karshi zhvillimeve që kanë ndodhur”, u shpreh Molliqaj.
Tutje ai potencoi se protestën e tyre e kanë mbështetur NISMA për Kosovën, OVL-UÇK si dhe shumë gazetarë, opinionistë, politikanë.
“Protesta do të fillojë nga ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajatazi’, ndërsa bina do të jetë e vendosur në oborrin e qeverisë, përkatësisht hyrja e lartë e zyrtarëve të qeverisë. Pra, ky është skenari”, tha Molliqaj. /telegrafi/

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...




































