Trusti nga janari deri sot i ka humb 36 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 23 March 2023
Telashet financiare në tregjet ndërkombëtare kanë ndikuar edhe tek mjetet e investuara të Trustit. Sipas zyrtarëve të këtij institucioni nga janari 2023 e deri më 20 mars 2023 (për datën e fundit që i kemi të dhënat në dispozicion) Portofoli Standard e ka një rënie prej -1.5% ose një kthim bruto prej rreth -36 milionë euro.
Ky është sqarimi i FKPK-së:
Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) është duke i ndjekur diskutimet publike për gjendjen e investimeve të institucionit dhe për të informuar opinionin jep këto sqarime.
Mjetet nën menaxhim të FKPK-së trajtohen në dy portofole investuese:
1) Portofolin Standard (ku përfshihen të gjithë kontribuuesit deri në moshën 63 vjeçare).
2) Portofolin Konservativ (ku përfshihen të gjithë kontribuuesit e moshës 63 vjeçare e më shumë).
Mjetet e kontribuuesve të Portofolit Standard kanë në përbërje investimet që kanë kthim potencial dhe risk më të lartë, andaj edhe kanë luhatshmëri më të lartë. Për shkak të situatës së krijuar në tregjet financiare prej 10 marsit e deri më 17 mars 2023, ku disa banka të rëndësishme për ekonominë globale shfaqen vështirësi financiare duke afektuar tregjet, investimet e FKPK-së të Portofolit Standard po ashtu janë përballuar me luhatje të forta. Kjo bëri që i gjithë kthimi pozitiv nga investimet në muajt janar e shkurt 2023 të zhvlerësohet dhe për periudhën 1 janar 2023 e deri më 20 mars 2023 (për datën e fundit që i kemi të dhënat në dispozicion) Portofoli Standard e ka një rënie prej -1.5% ose një kthim bruto prej rreth -36 milionë euro.
Ndërsa për të njëjtën periudhë, Portofoli Konservativ ka një kthim pozitiv prej rreth +0.7% ose rreth 800 mijë euro, kjo meqë investimet e këtij portofoli janë në instrumente me kthim potencial dhe risk ndjeshëm më të ulët. Ky është edhe portofoli nga i cili pensionohen kontribuuesit e moshës 63 vjeçare e lartë, të cilët nuk prekën nga luhatjet në tregjet financiare dhe edhe nën këto kushte kanë kthim pozitiv për vitin 2023. Kjo është edhe kategoria më e ndjeshme e kontribuuesve në këso situata, dhe kjo zgjidhje për ta ka dhënë efekt shumë të kënaqshëm.
Bazuar në përvojën e institucionit dhe përbërjes së portofolit aktual investues, nuk mund të themi që mjetet e FKPK-së si tërësi janë të rrezikuara, por gjithsesi institucioni është në gjendje të vështirë pa organin kryesor vendimmarrës sipas legjislacionit në fuqi.
Njëkohësisht duam të sqarojmë se FKPK-ja i ka kryer të gjitha detyrat me kohë, duke e njoftuar disa herë Komisionin Përzgjedhës për afatet e skadimit të mandatit të Bordit Drejtues të FKPK-së. Po ashtu FKPK-ja, sipas kërkesës se Komisionit, e ka shpallur konkursin për anëtarë të Bordit Drejtues dhe pas mbarimi të konkursit i gjithë dokumentacioni për kandidatët për anëtarë të Bordit Drejtues është dorëzuar në BQK.
Të tjera
-
Policia sekuestron 190 motoçikleta në Pejë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është vënë në ndjekje të motoçiklistëve...
-
Petkoviq: Nuk pres asgjë nga takimi i 2 korrikut
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Pe...
-
Qeveria e Kosovës ndalon Tik-tok-un në rrjetet shtetërore të komunikimit dhe pajisjet zyrtare
Qeveria e Kosovës ka votuar sot për ndalimin e përdorimit të Tik-Tok në rrjet...
-
Kurti: Vuçiq s’ishte i gatshëm as për nënshkrim, as për tërheqjen e letrës së Bërnabiqit, as për dorëzimin e Radoiçiqit
Kryeministri Albin Kurti, siç bën zakonshëm kur kthehet nga Brukseli, nisi mb...
-
Festimi i Vidovdanit në Kosovë pa incidente
Në Gazimestan, një monument historik rreth 10 kilometra larg kryeqytetit të K...
-
Vendi ku po shet toka me çmimin e një kafeje
Shpesh ka pasur njoftime për shtëpi në shitje në Evropën Jugore e kryesisht n...
-
ATK rrit monitorimin për kupon fiskal
Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të di...
-
Për 10 vjet, Shqipëria ka 400 mijë banorë më pak
Instituti i Statistikave në Shqipëri të premten ka bërë të ditur shifrat e re...
-
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren holandeze, e falënderoi për miqësinë dhe mbështetjen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në një takim lamtumirës ambasad...
-
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër shtatë personave, vepra që ndërlidhen me korrupsion
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Depar...
-
Serbët mblidhen ne Gazismetan për Vidovdan, Policia e KOFR-i kudjesen për sigurinë
Kisha Ortodokse Serbe dhe besimtarët e saj sot shënojnë festën e Vidovdanit. ...
-
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 godet Perunë jugore
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 goditi brigjet e Perusë jugore gjatë n...