Banesat për çifte fillojnë këtë vit, duhen 15 vite për të paguar kredinë
Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 23 March 2023
Projekti për ndërtimin e banesave për çifte, i premtuar nga Qeveria e Kosovës, do të fillojë të zbatohet gjatë këtij viti. Arkitekti kosovar, Valdet Osmani, ka thënë se së pari duhet të qartësohet metoda e pagesës për çifte, pastaj kush do të jetë pronari dhe disa çështje të tjera. Ndërsa ndërtuesi, Jahir Morina, po konsideron se çifteve në Kosovë do t’u duhet 12 deri në 15 vite për ta paguar kredinë për këto banesa.
Një projekt i qeverisë synon të strehojë 4 mijë çifte të reja në Kosovë. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se ky projekt do të zbatohet për herë të parë në vendin tonë.
Arkitekti kosovar, Valdet Osmani, tha se lidhur me këtë projekt duhet së pari të përcaktohet metoda e pagesës nga çiftet, kush do të jetë pronari e disa çështje të tjera. Ai tha se ka raste jashtë vendit ku pronar i këtyre banesave 50% është komuna, e 50% blerësi.
“Unë do kisha propozuar që së pari të përcaktohet metoda e pagesës nga çiftet. Pra, duhet sqaruar se ato çifte a mund ta shesin banesën me vonë apo jo. Ka disa vende ku kjo formë realizohet mirëpo gjithmonë atje 50% është pronar vetë komuna apo vetë shteti, e pjesa tjetër, pronësinë mund ta shesë vetëm me pëlqim të komunës e atëherë kjo e ulë koston e shitjes. Pra, komuna është vetëm njëfarë bashkinvestitori, liron koston, bëhet kosto e përballueshme për çifte të reja, mirëpo nuk mund të abuzohet më me ato banesa të shiten apo stërshiten me çmime të mëdha. Projekti duhet të definohet edhe në cilat zona do të ndërtohen si dhe përparësitë se kush mund të fitojë të drejtën për blerje”, tha Osmani.
E për ndërtuesin Jahir Morina, ky projekt nuk është i lehtë të realizohet. Ai tha se çifteve do t’u duhej 12 deri në 15 vjet ta paguajnë kredinë.
“Duhet të jetë një projekt në partneritet publiko-privat, ndërsa çiftet e reja të cilët do të përfitojnë duke e pasur parasysh pagën bazë që është në Kosovë, do t’iu duhet 12 deri në 15 vite ta kryejnë kredinë për blerjen e banesave të reja”, tha Morina.
Kësti mujor për blerje të këtyre banesave është thënë se do të jetë 120 me 120 deri në 150 me 150 euro, që do të ndahet ndërmjet çiftit bashkëshortor. Ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kur do të jenë të gatshme për banim këto ndërtesa.
Për këtë çështje është aprovuar kredia prej 25 milionë eurosh nga Banka për Zhvillimin e Kosovës.
Ministria e Mjedisit, me datë 16 shkurt 2022 ka nënshkruar marrëveshje me “International Finance Corporation (IFC)” për banim me kosto të përballueshme. IFC-ja me datë 01 shkurt 2023, ka prezantuar para ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu, studimet se si ky projekt mund të realizohet në Kosovë. Kostoja e ndërtimit për këtë projekt është përafërsisht 200 milionë euro. Projekti do të fillojë të zbatohet gjatë këtij viti dhe lokacionet e siguruar deri më tani janë Prishtina, Peja dhe Gjilani.
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...