Blinken: Marrëveshja i hap rrugën njohjes së Kosovës nga 5 vendet e BE-së
Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 23 March 2023
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. that të mërkurën se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë.
Sekretari Blinken i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje të Senatores demokrate Jeanne Shaheen lidhur me përpjekjet e tij për t’i bindur pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën.
“Sigurisht është një çështje që vazhdojmë ta ngremë, por unë mendoj gjithashtu se kjo marrëveshje, nëse ecën përpara në fakt na vendos në një rrugë drejt njohjes nga këto vende”, tha Sekretari Blinken.
Ai e pranoi se njohja nga Serbia është tjetër çështje dhe do të dojë kohë.
“Por nëse ato (vendet) arrijnë në një marrëdhënie të normalizuar, kjo do të kishte një efekt pozitiv dhe besoj se me kalimin e kohës do të arrijmë në atë pikë, por mendoj se për pesë vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, fakti që këto vende (Kosova dhe Serbia) kanë arritur marrëveshjen dhe duke supozuar që do ta zbatojnë, kjo do t’i shtyjë ato drejt njohjes”, tha zoti Blinken.
Sekretari i Shtetit, Blinken tha gjatë seancës se përparimi që është arritur mes Serbisë dhe Kosovës është shpresëdhënës, veçanërisht ai i fundjavës së kaluar për të zbatuar udhërrëfyesin në rrugën drejt normalizimit.
“Besoj se ajo që është e rëndësishme përveç faktit që të dyja vendet kanë rënë dakord në parim që ta bëjnë një gjë të tillë, është që këto angazhime janë pjesë e planeve të të dyja vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, prandaj shpresoj që kjo të jetë një nxitje që ato t’i zbatojnë ato”, tha ai.
Senatorja Shaheen, tha se ishte dakord.
“Besoj se është e rëdësishme për njerëzit si në Kosovë edhe Serbi, të shohin disa përfitime në jetën e tyre private nga kjo lloj marrëveshjeje dhe shpresa është që kjo t’i afrojë të dyja vendet me BE-në”, tha ajo.
Zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë “shumë të përfshira në këtë proces”.
“Kam diskutuar si me Kryeministrin (Albin) Kurti, ashtu edhe Presidentin (Aleksandar) Vuçiç në këtë drejtim, kështuqë mendoj se ky është një moment pozitiv”, tha ai.
Senatorja Shaheen tha se Komisioni i Senatit për Punët e Jashtme është shumë i interesuar për këtë çështje dhe pyeti se si mund të ndihmojë Kongresi në këtë drejtim.
“Besoj se do të ishte një ndihmë e jashtëzakonshme nëse në angazhimet tuaja me ligjvënës të të dyja vendeve për shembull, mbështetja e qartë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara për të çuar përpara dhe për të zbatuar këto marrëveshje, mendoj se do të ishte kritike”, tha zoti Blinken.
Ai shtoi se inkurajon me force angazhimin e anëtarëve të Kongresit me parlamentet e dy vendeve, si edhe me vetë udhëheqësit e dy vendeve.VoA
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...