Mitrovica me më së shumti raste sociale
Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 21 March 2023
Komuna e Mitrovicës prin me numrin e rasteve sociale. Kjo bën që nevoja për ndihma të jetë e madhe. Ka familje që nuk e kanë të zgjidhur ende punën e strehimit e kushtet për jetesë janë shumë të vështira.
Mensur Çizmolli nga Mitrovica tash e tre muaj ka mbetur pa shtëpi. Shtëpia në lagjen “2 Korriku” ku ai dhe familja e tij qëndruan për rreth 20 vjet, u rrënua nga pronari i saj. Kjo familje muajin e kalon me 110 euro ndihmë sociale.
“20 vite kemi jetuar në një shtëpi të huaj, për momentin e kanë rrëzuar. Pronari ka ardhur nga Gjermania, nuk ka dashtë me na lënë, e rrëzoi shtëpinë. Djali ka ardhur këtu që dy vite, jemi bashkua këtu, ku me shkua”, thotë Çizmolli për RTK-në.
Barra më e madhe bie mbi zonjën e kësaj shtëpie, e cila thotë se mezi i ushqen fëmijët.
“Nuk shkon muaji, se shumë kallaballëk, qe vaji po them çka u bo se di, po shkon. Kur po na sjellin ndihma, me to po jetojmë”, thotë kryefamiljarja Qelepije Çizmolli.
Një hall tjetër që ka kjo familje është se vajza e tyre 14 vjeçe është në gjendje jo të mirë shëndetësore, për çka janë detyruar t’ia ndërpresin shkollimin.
Familja Cizmolli mbetet me shpresën se institucionet dhe njerëzit e vullnetit të mirë do tu dalin në ndihmë për shërimin e vajzës dhe çështjen e banimit.
Nga Komuna e Mitrovicës kanë thënë se numri i rasteve sociale mbetet i madh, por edhe nevoja për ndihmë mbetet e madhe.
“Duke e krahasuar me vitet e kaluara, kemi pas një rënie të lehtë të përfituesve të ndihmave sociale, ai trend po vazhdon. Nuk është rënie drastike mirëpo ka trend uljeje”, tha Drejtoresha e Mirëqenies Sociale, Drita Gashi Ibrahimi.
“Ka një rënie të lehtë, edhe ne e kemi vërejtur, mirëpo padyshim prapë nevoja është shumë e madhe” , tha Liridon Kurti, koordinator i organizatës humanitare “Islamic Relief”.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Komuna e Mitrovicës prin sa i përket numrit të familjeve me asistencë sociale, me 2 mijë e 157 familje.
Të tjera
-
Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim është përfshirja e plotë e Kosovës në platformat më të mëdha globale
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me ...
-
KFOR-i vazhdon stërvitjet për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale
Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe ...
-
LDK: Nga janari 2025 bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë, pengesë për zhvillimin ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e sa...
-
Uji me mangan, Tahiri: Qeveria s’po merret me rastin sepse nuk përfitojnë miliona nga ai
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qyt...
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...
-
Krasniqi pret në parti deputetin gjerman, Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është t...
-
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare. ...
-
Hykmete Bajrami: LDK është e vetmja alternativë qeverisëse
Deputetja Hykmete Bajrami thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e v...
-
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR-it
Kontingjenti i dytë i karabinierëve nga Inspektorati i Përgjithshëm i Karabin...
-
KQZ vazhdon me fushatë sensibilizuese për zgjedhjet e 9 shkurtit
Derisa vendin e ndajnë më pak se 4 muaj deri në zgjedhjet e reja të rregullta...
-
Vrasja e liderit të Hamasit hap ‘perspektivë të re’ për armëpushim, thotë Josep Borrell
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Josep Borrell tha të shtunën se vras...