Lajme

Kurti takohet me gjeneralët Hoppe dhe Hammerstein: Ngritja e kapaciteteve të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 21 March 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci, priti në zyrën e tij Gjeneral Brigade, Joachim Hoppe dhe Gjeneral Brigade Ralf Hammerstein, Drejtor i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjenerali Hoppe këto ditë e përfundon mandatin si Drejtor i NALT dhe këtë detyrë do të fillojë ta ushtroj Gjeneral Hammerstein. Kryeministri Kurti falënderoi atë për qasjen e vazhdueshme bashkëpunuese dhe konstruktive me institucionet e Republikës së Kosovës, me theks të veçantë, për mbështetjen e pakursyer të tij dhe ekipit të tij për ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjeneral Hoppe gjatë mandatit të tij së bashku me ekipin e tij dha kontribut të theksuar në hartimin e politikave të mjekësisë ushtarake si dhe fusha të tjera që ndërlidhen me planifikimin strategjik në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK.

-Advertisement-

Ai tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë duke ecur në drejtimin e duhur në përputhje me planet e tyre zhvillimore dhe se këshillimi për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së po bëhet në përputhje me standardet e vendeve të NATO-s. Teksa falënderoi kryeministrin Kurti për bashkëpunimin e ngushtë.

Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti e uroi Gjeneralin Hammerstein për detyrën dhe përgjegjësinë e re si Drejtori i NALT dhe e siguroi atë që bashkëpunimi me ekipin e NALT do të vazhdojë me synim avancimin e mëtejmë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera