Haziri: Marrëveshja e Ohrit do të mbahet në mend si marrëveshja e parë e Kurtit me katër probleme serioze
Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 20 March 2023
Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka komentuar ujdinë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq të arritur dy ditë më parë në Ohër.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje do t’i përngjajë marrëveshjes se Prespës për Maqedoninë Veriore, e cila në substancë ka debllokuar një proces, por në implementim, sipas tij, pritet të dalin vështirësi serioze.
“U deshën më shumë se dhjetë vjet të kuptohet se marrëveshja e vitit 2013 është marrëveshja më e mirë e mundshme apo e keqja më e vogël për Kosovën sa i përket akomodimit të pakicës serbe në nivel të pushtit lokal, në kuadër të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Haziri.
Postimi i tij i plotë:
Marrëveshja e Ohrit do t’i përngjajë marrëveshjes se Prespës për Maqedoninë Veriore, e cila në substancë ka debllokuar një proces, por në implementim pritet të dalin vështirësi serioze. Tashmë është një akt i kryer. Kjo do të mbahet në mend si marrëveshja e parë e kryeministrit Kurti me katër probleme serioze brenda saj.
U deshën më shumë se dhjetë vjet të kuptohet se marrëveshja e vitit 2013 është marrëveshja më e mirë e mundshme apo e keqja më e vogël për Kosovën sa i përket akomodimit të pakicës serbe në nivel të pushtit lokal, në kuadër të Republikës së Kosovës.
Z. Kurti, përpos shpjegimeve të domosdoshme se pse i humbi këto vite të mëdha në këtë proces, duhet të dëshmojë që në implementim nuk lejon humbje dhe deformim në ndërtimin e ‘pushtetit të tretë’, eventualisht në kuadër të Asociacionit që ai e emëroi si Zajednicë.
Tashmë procesi si i tillë e ka kërkesën dhe presionin edhe më të madh për implementim dhe cdo tendencë që kjo marrëveshje të kalojë në forume tjera, është tendencë që ta ndajë apo përpjestojë përgjegjësinë me ata që nuk kanë marrë pjesë në mënyrë aktive apo pasive në kuadër të dialogut ‘one man shoë’ që kryeministri këto dy vite e krijoi.
Viti 2022 ishte vit i humbur për të pasur në qendër një njohje te nxjerrë nga Republika e Serbisë për Republikën tonë, ndërsa vitit 2023 do të jetë me marrëveshje të përkohshme, me status të paragjykuar për Republikën e Kosovës, me injorim të të kaluar së afërt dhe me krijim të Zajednicës plus.
Të tjera
-
Lirohet nga paraburgimi njëri nga ish-administratorët e “Albkings”
Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka ndërprerë masën e paraburgimit Edin Nevz...
-
Fatos Aliu jep detaje ekskluzive se si ia auluan konkursin për drejtor të bordit të KEK-ut, vetëm për të zgjedhur kryeshef Nagip Krasniqin
Në bazë të rrëfimit të kryeshefit të parë ekzekutiv të Korporatës Energjetike...
-
Kim Jong-Un dërgon forcat ushtarake në Ukrainë, Koreja e Jugut takim urgjent me ambasadorin rus: E dënojmë këtë bashkëpunim të paligjshëm
Koreja e Jugut ka thirrur ambasadorin rus në Seul për të protestuar me termat...
-
Hamza në Podujevë, premton vende pune dhe rritje pagash
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e r...
-
O’Brien për asociacionin: Hap i rëndësishëm, drafti të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Azi, James O’Brien, në nj...
-
Mori pjesë në rrëṃbiṃiṇ e një personi, arrestohet i dyshuari në Gjilan
Një personë shtë arrestuar në Gjilan pasi që i njëjti ishte i përfshirë në kr...
-
KQZ me njoftim të rëndësishëm për votuesit që regjistrohen jashtë vendit
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se të gjithë shtetasit e Kosovës që re...
-
Rohde: Bukuritë e Kosovës vazhdojnë të më impresionojnë
Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka publikuar një video gjatë ecjes së...
-
Pse është problematike marrëveshja Gjermani-Serbi për prodhimin e litiumit?
Marrëveshja për nxjerrjen e litiumit me Serbinë është më shumë lajm i mirë pë...
-
Nis nga Shqipëria misioni i Von der Leyen në Ballkan, takim me Ramën
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e nis turrin e saj në...
-
O’Brien kërkon themelimin e Asociacionit
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Azinë dhe Evropën, James O’Brien, th...
-
Rritja e tatimit në pronë nga janari, Hoti tregon se kush pritet të dëmtohet më shumë
Nga janari 2025, tatimi në pronë rritet deri në shifra trefishore. Këtë e ka ...