Akuzohet se ia plotësoi përgjigjen në test kandidatit për mësues, deklarohet i pafajshëm zëvendësministri i Mbrojtjes
Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 20 March 2023
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, i akuzuari Adnan Rexheplar, zëvendësministër i Mbrojtjes, është deklaruar i pafajshëm për akuzën se si kryesues i Komisionit për rekrutim të kandidatëve për mësues klasor në shkollën “Fetah Sylejmani”, në Dragash, ia ka shënuar përgjigjen në testin me shkrim kandidatit për mësues, Muhamed Misini.
Sipas aktakuzës, Redxheplar akuzohet se si kryesues i Komisionit për rekrutimin e kandidatëve në konkursin e shpallur nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Dragash, për pozitën mësues klasor në shkollën “Fetah Sylejmani”, ka shënuar përgjigjen e 11-të në testin me shkrim për kandidatin Muhamed Misini, për të cilën përgjigje i njëjti nga ana e Komisionit është vlerësuar me 4 pikë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
I akuzuari Rexheplar u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzën që i vihet në barrë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Arjana Shajkovci.
Pas kësaj, gjykatësi Artan Sejrani ka obliguar të akuzuarin Redxheplar dhe mbrojtësin e tij, avokatin Esat Gutaj, që në afat prej 30 ditësh të paraqesin kërkesën për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.
Po ashtu, Sejrani ka obliguar prokuroren Shajkovci që pas pranimit të kërkesës për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, për të njëjtën të deklarohet me shkrim në afat prej 15 ditësh.
Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 9 shkurt 2023, Adnan Rexheplar, po akuzohet se si kryesues i Komisionit për rekrutimin e kandidatëve, sipas konkursit me numër 13/33, te shpallur nga DKA në Dragash, më 15 janar 2020, për pozitën mësues klasor në SHFMU “Fetah Sylejmani”, në fshatin Xërxë, Komuna e Dragashit, më 4 shkurt 2020, në ambientet e Kuvendit Komunal ne Dragash, si person zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, dhe atë për kandidatin i cili ka aplikuar sipas konkursit të cekur, Muhamed Misini,
Aktakuza thotë që Rexheplar ka shënuar përgjigjen në testin me shkrim të kandidatit Muhamed Misini, dhe atë në pyetjen numër 11, për të cilën përgjigje i njëjti nga ana e Komisionit është vlerësuar me 4 pikë, ndërsa që dorëshkrimi në pyetjen me numër rendor 11, të këtij testi me shkrim nuk është i shkruar nga kandidati, Muhamed Misini, është vërtetuar nga raporti i ekspertimit, nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, të datës 5 tetor 2022.
Për këto veprime, Rexheplar po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...
-
Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Ferat Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka koment...
-
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese ende pa energji elektrike në Los Anxhelos
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, ...
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...