Lajme

Kancelari gjerman Olaf Scholz premton furnizime me municion për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 16 March 2023

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar se është thelbësore që Ukrainës t’i sigurohet urgjentisht municione të reja për të kundërshtuar pushtimin e Rusisë.

“Është shumë e rëndësishme që ne të furnizojmë Ukrainën me municionet e nevojshme dhe ta bëjmë këtë shpejt”, u tha Scholz ligjvënësve në dhomën e ulët të parlamentit të Gjermanisë këtë të enjte.

Së bashku me partnerët tanë evropianë ne do të vazhdojmë të sigurojmë që Ukraina të marrë armë dhe pajisje për të mbrojtur veten”, tha Scholz.

-Advertisement-

“Në Këshillin Evropian, ne do të vendosim për masa të mëtejshme së bashku me partnerët tanë të BE-së për të arritur një furnizim edhe më të mirë dhe të vazhdueshëm. Ne jemi të përgatitur të hapim qasjet tona të prokurimit edhe me vendet e tjera”, u shpreh Scholz.

Scholz tha se gjatë 12 muajve të fundit Gjermania ka mbështetur Ukrainën me afro 15 miliardë Dollarë për të ndihmuar në shmangien e pushtimit të Rusisë.

”Paketa e sanksioneve të Evropës vazhdon ta bëjë më të vështirë për Rusinë të ndjekë luftën e saj të agresionit dhe ne do të vazhdojmë presionin e sanksioneve. Ne do të sigurojmë së bashku që vendet e palëve të treta të mos gjejnë zbrazëti në këto sanksione”.

Scholz tha se 27 liderët evropianë do të diskutojnë çështje të tilla si konkurrenca dhe energjia, si dhe lufta në Ukrainë, në Bruksel të enjten dhe të premten e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera