22 vjet nga fillimi i luftës në Maqedoni
Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 16 March 2023
Sot, mbushen 22 vjet nga fillimi i luftës në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e cila pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë quhet Maqedonia e Veriut.
Dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ishin shqiptarët e Maqedonisë ata, të cilët kanë rrëmbyer armët, sërish nën siglën UÇK-së.
Ishte themeluar një tjetër ushtri, e cila ka tentuar që me grykën e pushkës ta ndryshojë fatin shqiptar në ish-republikën jugosllave, aty ku elementi maqedonas prej dekadash ishte bërë dominues, e që në kushtet e reja të pavarësisë, e kishte thelluar shtypjen e elementit shqiptar.
Shqiptarët që gjeografikisht është dashur që të jetonin në atë vend, fillimisht përmes aktit më të lartë të një shteti në vitin 1991 i kanë humbën të drejtat të cilat, formalisht, i kanë gëzuar me kushtetutën e vitit 1974.
Edhe pse kushtetuta e vitit 1991 është miratuar pa votat e deputetëve shqiptarë, rrjedha diskriminues shumëdimensional ka vazhduar edhe më tutje.
Po ashtu, në atë kohë Maqedoninë e ka përfshirë papunësia, varfëria e skajshme, korrupsioni, krimi ekonomik dhe krizat e njëpasnjëshme ekonomike, që kanë marrë përmasa të mëdha.
Si rrjedhojë e lodhjes dhe mosbesimit që ndonjëherë mund të jetojnë bashkërisht shqiptarët dhe maqedonasit, Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka vendosur që çështjen ta çojë deri në fund.
Përmes zhurmës së kësaj lufte, është sensibilizuar dhe mobilizuar edhe faktori ndërkombëtare (përskaj atij politik shqiptar), i cili përmes përpjekjeve të ngjeshura diplomatike ndërmjet faktorit politik në pushtet, krahut ushtarak dhe atij ndërkombëtar, kanë arritur që kësaj lufte t’i japin fund, përfundimin e të cilës e kanë rrumbullakuar në tavolinën e bisedimeve me negociata ndërmjet palëve të infiltruar në vorbullën e kësaj lufte.
Bisedimet në nivel ekspertësh dhe të zyrtarëve të lartë të shtetit – ku drejtpërdrejt janë përfshirë edhe ndërmjetësuesit nga SHBA dhe Evropa – janë mbajtën në Ohër më 2001.
Dokumenti kornizë është nënshkruar më 13 gusht 2001 në Shkup nga presidenti i atëhershëm maqedonas, Boris Trajkovski si dhe liderët e partive kryesore politike: Lupço Georgievski, Arbën Xhaferi, Branko Cërvenkovski dhe Imer Imeri, në praninë e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë François Leotard dhe James Perdiue.
Si pjesë e realizimit të marrëveshjes së Ohrit palët kanë rënë dakord për formimin e Sekretariatit për Zbatimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit në kuadër të qeverisë, i cili dikaster para tri vjetësh është shuar, duke kaluar në Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. /KP
Të tjera
-
Arrestohet me urdhër të SPAK, ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja
Vetëm disa ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit të Partisë Socialiste është...
-
‘Ti e di vet, unë e kryeva’: Kontrolli i rreptë ‘Dejonë’ deri edhe te ndërrimi i natës në KEK
Mesazhet në “Signal” përforcuan atë që dihej: se fjalët e Dejona Mihalit janë...
-
Haziri: Komuna e Gjilanit si shitore e thyer, shpejt do të përfundojë mendësia e punësimit të balldëskave dhe kunatave
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se ...
-
Bedri Hamza në Klinë: Zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve, në qendër të angazhimit tim
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka mbajtur tubim me qyt...
-
Haradinaj: Porosia ime për të gjithë, të punojmë së bashku që Kosova të anëtarësohet në NATO
Vizita e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Nju Jork, po shënohet me takime...
-
Politologu gjerman: Pa ndërhyrjen e SHBA-së në Kosovë dhe Bosnje, tani do të kishte tre luftëra në Evropë
Politika përkëdhelëse e BE-së ndaj Serbisë ka dështuar, vlerëson politologu g...
-
Lajçak: Është koha për të filluar seriozisht zbatimin e marrëveshjes së normalizimit
I dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajç...
-
Nesër mbahet testimi për ushtarët e rinj të Kosovës
Nga nesër do të nisë testimi për kandidatët të cilët kanë aplikuar për ushtar...
-
Trump përballet me situatën e sikletshme, i fiket mikrofoni gjatë fjalimit në tubim, ja si vepron ai
Ish-presidenti Donald Trump është përballur me një situatë të sikletshme gjat...
-
Gjeorgji, shoqëria civile bashkohet për të vëzhguar zgjedhjet, sfidon ligjin për ‘agjentët e huaj’
Ndërsa Republika e Gjeorgjisë përgatitet për të mbajtur zgjedhjet më 26 tetor...
-
Dyshohen për dhjetë vjedhje të rënda – Policia arreston dy persona, kërkon dy të tjerë
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të...
-
Kremlini njofton për telefonatën Putin-Vuçiq: U përmend edhe lufta në Ukrainë
Pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq raportoi sot për një telefonatë me pres...