Mbeturinat mbulojnë kryeqytetin, punëtorët e ndërrmarjes “Pastrimi”, në grevë
Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 14 March 2023
Gazeta Infokus sot ka raportuar se një sasi e madhe e mbeturinave është vërejtur në kryeqytet.
E kjo gjë ka ndodhur pasi punëtorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, janë në grevë që nga e hëna.
Si pasojë e grevës së punëtorëve, qytetarët kanë qenë të detyruar se pranë kontejnerëve në Prishtinë të I hudhin mbeturinat edhe rreth tokës.
“Lidhur me grevën e organizuar nga Sindikata e Pavarur e KRM “Pastrimi”, ju njoftojmë se pas shprehjes së pakënaqësisë të punëtorëve lidhur me ngritjen e pagave, sot me dt. 13.03.2023 u organizua takimi i radhës në mes të Menaxhmentit të Kompanisë, Bordit të Drejtorëve dhe Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të KRM “Pastrimi”, SH.A.Gjatë këtij takimi u diskutua dhe është analizuar gjendja financiare e kompanisë dhe mundësia e ngritjes së pagave të punonjësve”, thuhet në komunikatën e kësaj ndërrmarje.
Ndryshe kanë bërë të ditur se punëtorët do të qëndrojnë në qëndrimet e veta që rritja e pagave të bëhet sipas kërkesave të tyre.
“Në anën tjetër, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve, qëndrojnë në qëndrimet e veta që ngritja të bëhet menjëherë dhe që rritja të bëhet sipas kërkesës se tyre . Megjithatë diskutimet dhe analizimi i gjendjes financiare e KRM ”Pastrimi” SH.A në mes palëve po vazhdon”, thuhet tutje në këtë komunikatë. /Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni pamje nga mbeturinat në kryeqytet:
Të tjera
-
Zbardhet fjalimi – Pjetër Shala: “M’u shkatërrua jeta!”
“Kam shumë për të thënë, por shumicën e fjalëve i shprehën avokatët e mi, kan...
-
Kurti në Stamboll mburret me ushtrinë, tregton problemet me Serbinë
E diela e 2 qershorit shënon ditën e tretë të vizitës zyrtare që një delegaci...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve ...
-
MPJD pyetjet për deklaratat e Presidentes Osmani i quan spekulime
Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donik...
-
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Mekë
215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt ve...
-
Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ...
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...