Bellopoja e Podujevës nën ujë, banorët thonë se nuk mund t’i mbjellin tokat
Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 12 March 2023
Shiu që po bije ditëve të fundit në Kosovë, ka prekur Komunën e Podujevës. Në këtë komunë tokat tashmë janë të mbuluara nga uji. Në një fshatë të kësaj komune, ankohen se shkaku i vërshimeve tokat nuk mund t’i punojnë në këtë fillim të pranverës derisa thonë se dëmet janë të mëdha.
Është koha e të mbjellurave, por këtë herë ky zakon do të ketë vonesa për banorët e fshatit Bellopojë nga komuna e Podujevës.
Tokat që i kishin bërë gati për të hedhur farën në to, nga mbrëmja e 11 marsit janë të mbushura me ujë si pasojë e reshjeve të shiut, derisa kjo pamje të jep përshtypjen e një liqeni.
Ramiz Mustafa thotë se jeton me të ardhurat që siguron nga bujqësia, por i zhgënjyer shfaq frikën se i gjithë mundi do t’i shkoj dëm.
“Brenda muajit duhet të fillojë mbjellja por tash nuk mundemi shkaku i dëmeve që janë bërë pasi krejt arat janë nën ujë. Komuna para 5 viteve e ka nis me zgjeru reken po asgjë, uji nuk po ndalët dhe pastaj po i merr arat. Ne jetojmë prej bujqësisë dhe këtë vit jemi në humbje. Është kalbur gruri, janë prish tokat prej ujit”, ka deklaruar Ramiz Mustafa – Banor i fshatit Bellopojë.
Të mbushur të tërë token më ujë, e ka edhe Sylejman Matarova.
Reshjet e natës së mbrëmshme nuk janë të vetmet që në këtë pjesë shkaktuan dëme në bujqësi.
Një situatë e ngjashme ishte edhe në mesin e janarit. Madje dëmi që u shkaktua në atëherë nuk është kompensuar ende për banorët e këtij fshati.
E, i tërë problemi sipas tyre, vjen si pasojë nga mos zgjerimi i përroskës së fshatit.
“I ka marrë arat, grunin, miseri na kemi pas më mbjell por tash krejt tokat janë në ujë dhe nuk përdoren. Kemi pas më mbjell misër e kompira por tash nuk mujmë më mbjellë. Reken nuk e kanë pastruar dhe po i merr arat. Komuna nuk vjen me pa, na jemi dëmtu edhe gjatë janarit por nuk u ardhur askush me pa ose me na ndihmuar”, ka thënë Sylejman Matarova – Banor i fshatit Bellopojë.
Nga reshjet e shiut ditëve të fundit, dëmet më të mëdha në Komunën e Podujevës janë bërë në sektorin e bujqësisë.
“Reshjet e shiut ditëve të fundit në Komunën e Podujevës kanë vërshuar toka bujqësore dhe kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion, por jo edhe shtëpi banimi. Situata momentalisht është plotësisht nën kontroll, ndërsa në rast të përkeqësimit të kësaj gjendje përmes ekipeve emergjente jemi të gatshëm për intervenim aty ku ka nevojë”, ka theksuar Fatri Zhitia, Komuna e Podujevës.
Podujeva është një nga komunat që kanë pësuar më së shumti dëme gjatë muajve të fundit nga vërshimet.
Vlera e dëmeve në këtë komunë ka shkuar mbi 3 milionë euro./RTV Dukagjini/
Të tjera
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...
-
Deputeti i VV-së: Në zgjedhjet e radhës Vetëvendosja dhe GUXO do të thyejnë rekordin e votave
Nga mazhoranca po thonë se ‘përplasja’ e Konjufcës dhe Osmanit do t’i kontrib...
-
Pamje nga aksioni ku u konfiskuan 33 kilogramë ari
Shtatë argjendari janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilan...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë
Ka ndërruar jetë, ish-ushtari i UÇK-së, Milazim Syla nga fshati Kishnarekë e...
-
Osmani në takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e El Salvado...
-
Ndalohet një tentim kontrabande me pije alkoolike nga Serbia
Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë zbuluar dy rastet të kundërvajtjeve doga...
-
Dogana publikon fotografi të arit të sekuestruar në argjendaritë e rajonit të Gjilanit
Dogana e Kosovës ka publikuar pamje të arit që është sekuestruar në disa argj...
-
Roth: Shqetësuese lidhjet e ngushta të disa politikanëve malazezë me Vuçiqin – Kisha Ortodose Serbe kanal i ndikimit rus
Michael Roth, Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme i Bundestagut dhe i...
-
Policia jep detaje për grabitjen në Vushtrri, i arrestuari është 19 vjeç
Policia e Kosovës ka dalë me njoftim të ri për grabitjen në Stanoc të Epërm t...