Qerkini: Kërkojmë që në marrëveshje të jetë një pikë e veçantë për të pagjeturit
Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 12 March 2023
Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka shprehur pakënaqësinë që personat e pagjetur vetëm përmenden një herë në Propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Qerkini thotë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka mbajtur premtimin, i cili para se të vinte në pushtet deklaronte se nuk do të dialogojë me Serbinë pa u zbardhur çështja e të pagjeturve.
Qerkini thotë se nuk janë kundër dialogut, por duan që çështja e të pagjeturve të trajtohet me seriozitet, sipas konventave ndërkombëtare. Ai gjithashtu kërkon që familjet e të pagjeturve të njoftohen çka bisedohet në Bruksel.
“Qendra Burimore mundohet t’i përcjellë dhe e përcjell çdo frymëmarrje të qeverisë, të gjithë atyre që flasin për personat e pagjetur. Shumë pak gjëra po merren vesh se çka është duke ndodhur në bisedime në Bruksel”.“Atë që jemi duke kuptuar ne, është mëkat shumë i madh, është premtuar, është thënë se kaptina e parë, neni i parë, bisedimet e para do të bëhen për persona të pagjetur. ‘Pa u zbardhur fati i personave të pagjetur ngrihen të gjitha bisedat e tjera’.
“Ne si familjarë nuk jemi për t’u ngrirë dialogu, por jemi që të jetë një pikë e veçantë për persona të pagjetur dhe të jetë humane, se punët politike të cilat i kanë paraparë në këto 11 pika kanë me vazhduar me vite e vite, se janë punë politike. Këtë pjesë duhet që të jetë si është premtuar dhe si garanton me konventa ndërkombëtare mos të na shkelin të drejta e njeriut. Neve po na shkelin të drejtat e njeriut”, u shpreh Qerkini.Në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili ka 11 nene, personat e zhdukur përmenden vetëm në një vend”.
“Palët bien dakord ta thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen në fushat e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit dhe lidhshmërisë, marrëdhënieve në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postë dhe telekomunikacion, shëndetësi, kulturë, fe, sport, mbrojtje të mjedisit, persona të zhdukur, dhe fusha të tjera të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve specifike”, thuhet në nenin 6 të marrëveshjes që pritet të nënshkruhet më 18 mars në Ohër.
“Keni kujdes se ku e keni vendosur. Është marre që të thuhet këtu ‘për postë’, për s’di çka, e në fund thotë edhe për persona të zhdukur. Këtë term duhet të largohet se nuk janë të zhdukur, ata janë “të marrun peng’. Bashkësia ndërkombëtare na ka borxh që të tregojë ku i ka fshue Serbia, sepse janë imazhet satelitore”.Qerkini, i cili e ka ende të pagjetur djalin që nga lufta e vitit 1999, kërkon që termi i “zhdukur” të largohet dhe të përdorer “i marrë me dhunë”.
“Çka kam hjekë me e rrit, e mos me ditë qe plot 24 vite se ku është”, shprehet Qerkini.
“Në prill bëhen dy vite që nuk është mbajtur premtimi për persona të pagjetur, as dialog për persona të pagjetur. Ku është faji, a është faji te ndërkombëtarët apo tek ne vetë si shtet, apo njerëzit që janë duke e udhëhequr dialogun. 90 për qind ne i kemi fajet, nuk mund të premtojmë diçka kur nuk jemi të zotë të realizojmë. Duhet të dalin dhe të shpjegojnë se nuk po na lejojnë ndërkombëtarët për zbardhjen e fatit të pagjetur. Ku është qëllimi, ku është esenca, pse nuk po dalin?”.“Neve na vyejnë negociatat, nuk është Millosheviqi… duhet që të bisedohet me ta dhe të kërkohet nonstop ndihma e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është për mua neglizhencë, mosdije apo në një mënyrë njerëz që nuk kanë ndjenja njerëzore”, shprehet Qerkini.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...